Te paktën 550 pelegrinë kanë vdekur gjatë haxhit, për shkak të temperaturave të larta këtë vit.
Të paktën 323 prej atyre që vdiqën ishin egjiptianë.
“Të gjithë ata (egjiptianët) vdiqën për shkak të nxehtit”, përveç njërit që vdiq nga lëndimet pasi u shtyp nga turma, kanë thënë diplomatë arabë.
Rreth 60 jordanezë vdiqën, shtuan diplomatët. Sipas tyre, totali i të vdekurve në morgun Al-Muaisem është 550, raportoi Guardian.
Të enjten, Ministria e Jashtme e Egjiptit ka thënë se Kajro po bashkëpunonte me autoritetet saudite për operacionet e kërkimit për egjiptianët që ishin zhdukur gjatë haxhit.
Autoritetet saudite kanë raportuar se po trajtojnë mbi 2,000 pelegrinë që janë sëmurë nga i nxehti.