in

Mbi 150 mijëpunëtorë pa kontrata, nuk do të marrin asnjë cent nga Trusti

Kuvendi iKosovës, të premten e kaluar (4 dhjetor), e ka miratuar Ligjin për RimëkëmbjenEkonomike. Sipas këtij ligji, qytetarëve u mundësohet tërheqja e 10 për qind tëshumës së kursimeve që ata aktualisht kanë në Trustin e Kursimeve Pensionale.

Kryetarii Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha se janë mbi 150mijë punëtorë të sektorit privat që nuk do të marrin asnjë cent nga Trusti. Ai,në Klan Kosova, tha se kjo ndodh për shkak se këta punëtorë kanë punuar pakontrata të punës.

“Në faktkëto stastistika janë reale dhe nuk ka diçka të paqartë te këto statistika.Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat, për vite me radhë, ka njoftuarinstitucionet, Inspektoratin e Punës dhe Ministrinë e Punës se mbi 150 mijëpunëtorë të sektorit privat punojnë pa kontrata pune dhe në momentin kur atakanë punuar pa kontrata pune kuptohet se në fondin e tyre pensional nuk e kanëasnjë cent”.

Kreu i Sindikatës së Sektorit Privattheksoi se, sipas statistikave zyrtare, do të jenë diku 300 mijë punëtorë që dotë mund të tërheqin nga 0 euro deri në 100 euro.

“Sipas statistikave zyrtare do t’i kemi104 mijë punëtorë që do të përfitojnë nga 0 euro deri në 10 euro dhe rreth 200mijë punëtorë që do të përfitojnë shumën prej 10 euro deri në 100 euro, pranënkuptojmë që shumën nga 0 euro deri në 100 euro do të jenë diku rreth 300mijë punëtorë që do ta gëzojnë të drejtën e tërheqjes nga Trusti Pensional”.

Ai tha se shteti është paralajmëruar qyshmoti për gjendjen jo të mirë në sektorin privat. “Ne i kemi dorëzuar shkresatte kryetari i shtetit, kryeparlamentari dhe kryeministri – të gjtiha shkresat ikanë në tavolinë. I kemi njoftuar se diku rreth 50 milionë euro Trust ngasektori privat humbin dhe përfitojnë pronarët e kompanive private”. “Në njëfarëforme edhe më herët kemi thënë që në kuadër të këtyre pakove po përfitojnë ataqë kanë përfituar deri më tani.  Tani punëtorët e sektorit privat do tashohin gjendjen reale, atë për çfarë kemi paralajmëruar edhe më herët, dhesigurisht që edhe do të zhgënjehen”

Lini një Përgjigje

Putini punon fshehurazi nga një “zyrë identike” në Soçi

Ushtria amerikane pezulloi nga puna14 oficerë të lartë në Teksas