Shkruan Fahri Xharra
“Më pas, Mazhar Krasniqi u bë presidenti i parë i parë mysliman, organizatë kombëtare, Federata e Shoqatave Islamike e Zelanda e Re (FIANZ). Ai u zgjodh në postin e lartë në 15 prill 1979.”Prapë më mbetet e paspjegueshme, një shqiptar i Kosovës arabizon emrin e tij ( po ashtu turk Masar) në Mazhar. (Mazhar is a Muslim Boy name which originates from the Arabic language.
Një pyetje shumë me rëndësi dhe me shumë pikëçuditje për evoluimin e të pëndjekurit Masar Krasniqin, nga UDB-ja jugosllave në vitin 1950, i cili iku direkt e në Zelanën e Re. Koha e njohur rankoviqiane e viteve të pas luftës së dytë botërore për shqiptarët që mbeten këndej kufirit të tokës amë ishte shumë e vështirë . Kohën e njohur e bën të mos harrohet edhe me dë bimet e dhunëshme të shqiptarëve në Turqi, me familje dhe fshtra të tërë.
Përkundër asaj dhune i kishim edhe atdhetarët e kohës që ndiqëshin nga UDB-ja. Burgimi i tyre është i njohur, por kishte edhe ikje. Të ikësh në Shqipëri ka qenë baraz me një pëndim të madh. Por burrrat e dheut gjenin shpëtim në Perëndim apo në Amerikë.
Në Indexonline lexova: “Krasniqi në vitin 1950 u dëbua nga regjimi komunist i Jugosllavisë për në Zelandë. Ai arriti në Wellington më 1 maj 1951 dhe aty filloi të punojë në vende të ndryshme të punës duke përfshirë punë bujqësore në jug.”Kjo do të ishte një mrekulli e gjeturisë së një shqiptari që atij iu kujtua Wellingtoni i Zelandës së Re , që atje të të gjejë strehim. Por më sa na është e njohur, aty ende nuk kishte shqiptar prandej edhe më çuditi historiku i kësaj ikjeje. Nejse, ishte koha kur individët kërkoni të shpëtojnë kokën, vetëm e vetë pse e kishin folë një fjalë që nuk i shkonte për shtati shtetit serb.
Indexonline shkruan :” Më 1 janar 1956 ai mori pjesë në Kongresin e parë të organizatës myslimane nga Zelanda e Re dhe u bë anëtar i Komitetit Ekzekutiv, në të cilën qëndroi deri në vitin 1992. Ai shërbeu dy herë si president i saj, në vitin 1975 dhe në vitin 1987.”
A kam të drejt të pyes, përderisa edhe nga Sibofci i Vushtrrisë ( vendlindja e Masarit ) , shqiptarët dëboheshin me dhunë në Turqi , ky njeri me 1 janar 1956 e krijo organizatë e parë muslimane në Zelandën e Re.Gjithnjë sipas “indexonline “Në 1960 Krasniqi ngriti një restorant të quajtur ‘Shqipëria’ në periferi të Panmure ku ai u bë shumë i suksesshëm si biznesmen. “ Restorani Shqipëria, pa shqiptar andej pari “ ?
“Në vitet 1970, Krasniqi zhvilloi kontakte me ambasadat myslimane në Wellington dhe Canberra, dhe vazhdimisht mori pjesë në konferencat në emër të komunitetit mysliman, Zelanda e Re.Ai ishte gjithashtu i pranishëm në hedhjen e gurit të themelit për ndërtimin e xhamisë së parë në këtë shtet, më 30 mars 1979, shkruan Indeksonline.”Burri dheut e filloi islamizimin e Zelandës së Re. Po, kjo pse ?
“Më pas, Mazhar Krasniqi u bë presidenti i parë i parë mysliman, organizatë kombëtare, Federata e Shoqatave Islamike e Zelanda e Re (FIANZ). Ai u zgjodh në postin e lartë në 15 prill 1979.”Prapë më mbetet e paspjegueshme, një shqiptar i Kosovës arabizon emrin e tij ( po ashtu turk Masar) në Mazhar. (Mazhar is a Muslim Boy name which originates from the Arabic language. https://www.urdupoint.com/islamic-names/mazhar-name-meaning-in-english-1727.html )https://wikivividly.com/wiki/Mazhar_Krasniqihttps://en.wikipedia.org/wiki/Mazhar_Krasniqi
https://wikivividly.com/wiki/Mazhar_Krasniqi