Nga Dode Progni
Në mbrëmjen e 28 dhjetorit 1944,njëzetë e gjashtë shqiptarë,të prerë në besë e të pa armatosur,pasi u morën nga kullat e Sulejman Kryeziut,e u dërguan në kodrat e Hereҫit,komuna e Deҫanit, ishin vënë përballë qindra serbosllavëve të armatosur gjer në dhëmbe. Ishin 22 bashkëluftëtarët e Gani Kryeziut dhe 4 simpatizantë,miqë e përkrahës të tij që u vranë e u masakruan në mënyrë ç’njerëzore.40)
Kjo ngjarje e dhimëshme,edhe pse nuk u publikua për mbi 45 vjetët e sundimit komunist,as në Shqipëri as në Kosovë,hyri dhe mbeti në kujtesën e njerëzve si një ekzekutim barbar nga më të shëmtuarit e llojit sllavo-komunist.
Eshtë e pamundur të përshkruhen,e aq më pak të përfytyrohen, skenat tragjike të asaj mbrëmje dhjetori që përjetoi kodra e Hereçit. Rrëfimet e Malë Shytit nga Berisha dhe të Zenel Ademit nga Gashi,të cilët fati i nxori të gjallë nga ajo gijotinë,kanë ardhur gojë më gojë deri në ditët e sotme. Ato janë tepër të dhimëshme, rrënqe- thëse e trishtuese për cilindo që i dëgjon. Urrejtja antishqiptare dhe shkalla e egërsisë së ekzekutorëve sllavo-komunistë, gjatë kësaj masakre të pashëmbullt, i kalonte përmasat e bishave të tërbuara. Pasi ekzekutoret u kishin hequr rrobat të arrestuarve, dhe vënë nën torturën e temperaturës së ultë të asaj mbrëmje dhjetori, që kishte zbritur në rreth -15 gradë C,filluan t’i godasin me kazma e lopata. Thyerja e duarve, këmbëve, dhe shpuarja me bajoneta, ishte kënaqësi e këtyre xhelatëve të etur për të parë sa më shumë plagë e gjak në trupin e shqiptarëve. Një skenë e llahtarshme, kasaphanë e vertetë, që vazhdoi për rreth dy orë. Pas dy orësh përleshje, bishat sllave kishin mposhtur atdhetarët shqiptarë. Mbi tokën e ngrirë e të pergjakur të kodrës së Hereçit kishin mbetur të vdekur:Hasan Kryeziu e Xhevat Kryeziu nga Gjakova.-Selim Malë Dula nga Paci i Bytyçit.- Brahim Musli Demaliaj nga Vladi.- Shaban Sadik Saraçini nga Berisha.- Shpend Zeqir Prëndgjoni bashkë me të birin Sali Shpend Prëndgjoni nga Zherka.Ukë Arif Prëndgjoni e Imer Halil Prëndgjoni, po nga Zherka.- Metë Rexhë Saraçini,-Col Isuf Koka,-Sadri Dash Gjonpapaj nga Berisha.- Sali Shpend Mujaj nga Paci.- Musë Avdyl Neza nga Leniqi.- Musë Zenel Ahmetaj,- Ali Miftar Zhuta nga Kepeneku.- Rame Osmani,- Shpend Halili,- Mehmet Musa nga Gashi.- Zmajl Sadik Koka nga Berisha.- Rexhë Mehmeti nga Paci.- Mehmet Ali Mehmetaj nga Vladi.- Zenel Miftar Zhuta dhe Shaban Ali Bajrami nga Kepeneku.41) Këta burra ishin luftëtarë të shquar, krenaria e forcave të Lëvizjes Kryeziut, të dalluar ndër beteja kundër nazistëve, dhe jo viktima që u flijuan për interesat e ngushta të tyre apo të Kryezinjëve, as aventurierë e mercenarë të shitur për para, siç u cilësuan nga propaganda komuniste gjatë 45 vjetëve. Këta u martirizuan për Kosovën e Shqipërinë e lirë e demokratike, për bashkimin e trojeve etnike shqiptare. Qëndrimi i tyre pranë Gani Kryeziut në ato momente të vështira, kur ai ishte vënë në shënjestrën sllavo-komuniste për t’u asgjësuar, ishte akt guximi e trimërie që rridhte nga ideali i përbashkët nacionalist e dem- okratik i këtyre luftëtarëve me komandantin e tyre, si dhe nga virtyti i lartë i besës dhe i burrërisë shqiptare, që i karakterizonte këta malësorë. Pas ekzekutimit,kufomat e tyre të masakruara në mënyrë të pashëmbullt u tërhoqen zvarrë prej ekzekutorve dhe u hodhën njëri mbi tjetrin në një gropë që ishte hapur nga fshatarët për një qëllim tjetër, duke krijuar ndoshta të parin varr masiv të shqiptarve të ekzekutuar prej sllavo-komunistëve,pas luftës së Dytë Botërore në Kosovë.Për fat të keq, dora gjakatare sebo-sllave nuk do të ndalej këtu me Hereҫin.Ajo do të vazhdoi me masakrat tjera të rradhës, ku groposi mijëra shqiptarë të pafajshëm. Me këtë akt kriminal,udhëheqja komuniste jugosllave hodhi hapin e parë në strategjinë e tyre të dhunës e të terrorit mbi popullin shqiptar të Kosovës. Pas masakrës së Hereҫit,ajo kreu masakra të tjera,siҫ ishin shtypja e Shaban Polluzhës dhe forcave të tij,eleminimin e ҫdo shqiptari që shfaqte pikëpamje nacinaliste, për të arritur deri te masakra e Tivarit,1946, ku sllavo-komunistët asgjesuan mbi 4700 djemë të rinj shqiptarë, për të vazhd- uar me masakren e Reҫakut e shumë të tjera pa ndërprerje deri në ҫlirimin e Kosovës,në qershor të vitit 1999.
Mëngjesin e asaj dite që do të kryhej masakra e Hereçit,forcat e OZN-ës kishin thirrur Gani Kryeziun në Këshillin e Rrethit të Gjakovës kinse për t’u konsultuar,por pabesisht i kishin vënë prangat duke e akuzuar në mënyrë krejt absurde si,”-bashkëpunëtorë me gjermanët dhe me qeverinë kuislinge të Tiranës,-kundërshtar e armik i Luftës Nacional Çlirimtare”etj.” 42) Pasi e mbajtën rreth një vit nën torturat e hetuesisë, me 27 tetor 1945,në Beograd, i bënë një gjyq formal tipik komunist,me akuza false e deshmitarë të manipuluar,e dënuan me 5 vjet burg,dhe e mbyllën në qelitë e burgut të Sremska Mitrovicës, prej të cilave nuk doli më i gjallë. Vdekja e tij në burg,krejt e pa pritur,në vitin 1951,në moshën 51-vjeçare kur kishte plotësuar dënimin dhe priste lirimin u mësua nga një telegram që prokuroria e Sremska Mitrovicës ia dërgoi familjes në Gjakovë, por shkaku i vdekjes që ishte tepër i dyshimtë, nuk u tregua dhe nuk u mësua asnjëherë!! 43)
Masakra e Hereçit, eleminimi fizik i Gani Kryeziut dhe bashkëluftëtarëve të tij më të ngushtë,vërtetë u kryen jashtë kufirit të Shqipërisë me autorë të drejtpërdrejtë palën jugosllave, por kjo kurrsesi nuk e përjashton nga përgjegjësia palën shqipëtare.Kjo vepër kriminale ishte jo vetëm dëshirë,por edhe marrëveshje e të dy palëve. Këtë e ka pohuar vetë Enver Hoxha në librin e tij: “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”.Kur tregon gjoja grindjen e tij me jugosllavët V.Stoiniç e N. Dizdareviç, lidhur me qëndrimin ndaj Kryezinjve, në vitin 1944, pohon t’u ketë thënë atyre: “Interesi i të dy partive tona dhe i luftës sonë të përbashkët kërkon që këta armiqë të dënohen ashpër…Njerëz të tillë meritojnë plumbin ballit.” 44) “ Ushtria jonë Nacional- çlirimtare, -thotë ai,i kapi këta banditë (fjala për Kryezinjtë. D.P.) dhe i dënoi me vdekje”. 45) Shkakun themelor të këtij qendrimi tejet të rrepte që E.Hoxha mbajti ndaj Kryezinjve e shpjegon sakt e qartë Peter Kemp kur thote: “Për sundimtarët komunistë të Shqipërisë, bashkëpunimi me britanikët ishte një krim shumë më i madh se bashkëpunimi me gjermanët.” 46)
Në të vertetë Kryezinjtë, jo vetëm kishin bashkëpunuar me britanikët, po dhe kishin fituar simpatine dhe përkrahjen e tyre. Ata kishin marr nga britanikët vlerësime të larta si patriotë,si luftëtarë antifashistë dhe si demokratë me orientim politik prendimor. Për pjesëmarrjen në luftën antifashiste dhe idealet demokratike prendimore që aspironin, ata qenë bërë të njohur deri ne çarqet e larta të politikës anglo-amerikane. E. Hoxha,që kishte vendosur ta bënte Shqipërinë komuniste,ta lidhte ngusht me lindjen “e kuqe” dhe të shkë- puste çdo lidhje me prendimin kapitalist,i vuri Kryezinjtë në krye të listës për t’i eleminuar politikisht dhe fizikisht. Si pro prendimorë dhe antikomunistë, ata do të ishin pengesë serioze për pushtetin e tij të ardhshëm. Pasi kishte dështuar në përpjekjet e tij për t’i futur Kryezinjtë në “kularin” e vet nepërmjet një posti qeveritar, dhe eleminimin e tyre ta bente më vonë, siç veproi me disa nacionalistë të tjerë,E. Hoxha, në bashkëpunim me jugosllavët, përpunoi planin e eleminimit urgjent të Kryezinjve duke i akuzuar ata si “kriminel lufte e bashkë- punëtorë të fashizmit.” 47) Ekzekutimin e mori përsipër pala jugosllave, jo vetëm pse ata ishin shtetas jugosllavë, siç thotë E.Hoxha,po nga se ata ishin shumë të interesuar për një ekzekutim të shpejtë e të sigurtë të tyre.Ekzistencen e Kryezinjve, serbo-sllavët e konsideronin tepër të rrezikshme. Ata shiheshin si rrezik potencial e si “gacë” e ndezur që në çdo moment mundë të përhapnin në Kosovën shpërthyese të asaj kohe flakën e një kryengritje nacionaliste antisllave, ndaj ekzekutimin e tyre nuk mundë t’ia besonin askujt tjetër. Nga ana tjetër,E,Hoxha në atë kohë,nuk ishte aq i zoti as aq guximtar sa të konfliktohei haptaz me britanikët për ҫështjen e Kryezinjve. Britanikët, siҫ kemi theksuar më sipër,jo një herë gjatë luftës kishin shprehur simpatinë për poziocinimin e tyre në anën e frontit antifashist.Madje i kishin mbështetur ata gjatë gjithë periudhës së luftës.Në fund të fundit,për E.Hoxhën kishte rëndësi fakti që eleminimi i Kryezinjëve të ishte i sigurtë. Likujdimi i Levizjes Kryeziu dhe i vetë Kryeznjëve është një nga shembujt tipik të bashkëpunimit midis udhëheqjes komuniste shqiptare me atë jugosllave për eleminimin, në Kosove e Shqipëri, të nacionalistëve antikomunistë, intelektualëve me orientim pro prendimor dhe njerëzve me influencë në popull, që kishin menduar e ishin përpjekur për Shqipërinë etnike, të lirë e demokratike. Kur flasim për autorësinë e udhëheqjes komuniste jugosllave dhe asaj shqiptare në eleminimin e Kryezinjve dhe lëvizjes së tyre antifashiste,nuk mundë të anashkalohet roli tejet negativ që luajtën udhëheqësit komunistë të Kosovës në realizimin e kësaj vepre kriminale dhe antikombëtare. Kur ishte puna për t’ju kundërvëne Kryezinjëve dhe lëvizjes së tyre antifashiste,ata u treguan përherë të gatshëm për tu shërbye me shume zell si udhëheqjes komuniste shqiptare ashtu edhe asaj jugosllave.
Ish anëtarët e shtabit të Kosmetit dhe të Komitetit Krahinor të PKJ për Kosovën si, Xhavit Nimani,Mehmet Hoxha, Fadil Hoxha,Ymer Pula, Ali Shukria etj.të cilët, ashtu si gjatë luftës, dhe pas saj,kur kishin zënë pozita të rëndësishme drejtuese në partinë dhe shtetin komunist në Kosovë e Jugosllavi, asnjëherë nuk e pushuan luftën kundër Kryezinjve dhe familjes së tyre.
vijon


