Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti vizitoi Brezovicën, qendrën më të madhe turistike- rekreative në Kosovë. Në një prononcim për opinion në profilin e tij në Fb shkruan:
Kishim një bisedë të mirë me disa nga skitarët, për kushtet që janë këtu dhe për nevojën që ka kjo qendër për ta revitalizuar plotësisht.
Marrëveshja e Uashingtonit do të konkretizohet dhe Brezovica do të bëhet qendër ndërkombëtare e skijimit.