in

Marie Shllaku, shkodrania që u flijua për Kosovën

Marie Shllaku mori pjesë në Kuvendin e Drenicës, më 20 janar 1945. Aty mbajti një fjalim të zjarrtë, i cili pati ndikim edhe në pajtimin e dy prijësve të Luftës së Drenicës: Shaban Palluzhës dhe Mehmet Gradicës. Maria ishte e lidhur kryesisht me shqiptarë të besimit mysliman, natyrisht jo për shkak të fesë, apo për ndonjë shkak tjetër, por pikërisht se ishte një atdhetare e shquar, e dinte se shpëtimi i kombit mund të vinte vetëm po qe se do të bashkoheshin të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga feja dhe ndarja krahinore.

Marie Shllaku, vajzë e re shqiptare, pati fatin të gjendej midis burrash të mëdhenj të kombit shqiptar dhe veçanërisht midis burrash dhe luftëtarësh të mirënjohur shkodranë, ndër të cilët ishin edhe i madhi At Gjergj Fishta, Bernard Llupi, etj.Marie Shllaku, ndonëse shumë e re në moshë, vetëm 20-vjeçare, ishte studente dhe përbënte rast të rrallë për femrat shqiptare të asaj kohe.Ajo u angazhua me tërë qenien e saj, me të gjitha forcat dhe me tërë potencialin që kishte u përpoq ta vinte në jetë idealin e lartë të bashkimit kombëtar të të gjitha trojeve etnike, pavarësisht se në ç’kushte, apo në ç’rrethana do të arrihej ajo; sepse kryesorja qe dhe mbeti arritja e këtij qëllimi jashtëzakonisht të lartë, e këtij qëllimi të shenjtë kombëtar, për çka u derdh kaq shumë gjak, deri edhe vetë gjaku i Marie Shllakut.Marie Shllaku e vazhdoi rrugën madhështore të luftës për atdhe dhe për çlirim kombëtar, rrugën e atyre burrave shkodranë, siç ishte Hamzë Kazazi, i cili luftoi kundër pashallarëve të Turqisë dhe Oso Kuka, që luftoi në trojet e Vraninës kundër cubave të Cetinës.Në luftën për çlirimin e atdheut nga ripushtimi sllavo-komunist Marie Shllaku u gjend edhe në Drenicën legjendare, ku dy dekada më parë luftoi dhe qëndroi për dymbëdhjetë vjet me radhë heroina e popullit, Shote Galica (1895-1937). Po kështu, edhe pse ishin kohë të turbullta, ato kohë kur doli kundër tradhtisë serbosllave heroi Shaban Palluzha, Maria, pa kurrfarë hamendjeje, që në ditët e para doli në anën e tij dhe e përkrahu deri në fund me gjithë ç’pati, duke u bërë krah përpjekjeve vigane të fundit të luftës antifashiste, që të hiqej qafesh njëherë e përgjithmonë zgjedha sllave.Marie Shllaku është e lindur në Shkodër më 22 tetor 1922, nga babai Marku dhe e ëma Dila. Prindërit i kishin kushtuar kujdes të madh shkollimit të Marisë.Në saje të përkujdesjes së drejtpërdrejtë të atdhetarit At Gjergj Fishta, i njohur si shkrimtar me orientime patriotike, Maria kishte mësuar mirë historinë shqiptare, fliste pa gabim gjermanisht, italisht, frëngjisht, latinisht si dhe gjuhën e vjetër greke. Me vështirësi Maria e fliste edhe gjuhën serbo-kroate.

Lini një Përgjigje

Akademia Serbe boton libër për gjoja genocid shqiptar ndaj serbëve

Emisari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach takon presidenten Osmani