in

Maqedoni, 26 viktima dhe 758 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vend  janë kryer 2562 testime për koronavirus dhe prej tyre 758 kanë rezultuar pozitivë.

Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 26 pacientë te diagnostikuar me COVID-19, ndërsa janë shëruar 944 persona.

Maqedonia Veriore aktualisht ka 20.751 raste aktive me COVID-19. Që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar 79.190 raste, prej të cilëve 56.099 janë rikuperuar, kurse 2340 pacientë kanë humbur betejën me sëmundjen e rrezikshme.

Lini një Përgjigje

Qeveria miratoi masat e reja mbrojtëse ndaj COVID-19

Vjosa Osmani priti në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog