in

Manastiri i Deçanit është i shqiptarëve

Msc Muhamet Shabani

Sipas bullës së artë të mbretit Stefan Deçanit (1330),banorët e pronave të manastirit të Deçanit ishin shqiptarët dhe vllehët.Në këtë dokument nuk figuron askund ekzistimi i serbëve në këto treva.Këto të dhëna i pasurojnë dhe i dëshmojnë kronistët bizantinë Laonik Halkokondili,Krisobuli dhe Mihail Dukasi.Këta dëshmojnë se popullsia e Dardanisë (Kosovës) ishte dardane,ndërsa qeveritarët e saj Stefan Nimani, Stefan Deçani,Milutini, Dushani dhe Lazarasit i takonin fisit ilir tribal.Kishat dhe manastiret si institucione të shenjta janë ndërtuar nga të krishterët e parë të Ballkanit,pra nga shqiptarët.Në arkitraun e portalitt jugor të kishës gjendet edhe mbishkrimi i arkitektit shqiptar, Don Vitaqë e kishte skalitur këtë kishë. Pronat e Manastirit të Deçanit ishin të fisit Gash. 

Në “Thesarin e manastirit të Deçanit” ndodhën dokumente me interes shkencor,të cilat vërtetojnë se popullsia e Deçanit dhe e rrethinës ishin shqiptare.Shkencëtari serb Pero Slijepçeviq,më 1934 ka shkruar se:”Serbët në Mesjetë nuk kanë pasur as afinitet,as aftësi, as mundësi për të ndërtuar kisha monumentale,siç janë ato në Kosovë e në Maqedoni,kështu që dokumentet në të cilat figuron emri i Nemanjiqëve si ndërtues të këtyre kishave nuk janë për tu besuar”.Kishat janë ndërtuar në kohën e sundimit të Bizantit,kur në Kosovë nuk ka pasur fare serbë. Një pjesë e madhe e popullsisë shqiptare ka qenë i fesë ortodokse. Pra në çdo aspekt këto kisha ishin të shqiptarëve, sepse ato i shërbyen shqiptarëve për të kryer rite fetare. 

Kleriku serb Sava Janjiç me fotografitë shqiptare  të ekspozuara dëshmon se Manastiri i Deçanit ka qenë shqiptar. Një numër i madh i fotove dëshmon se besimtarë të këtij manastiri në vitin 1904 kanë qenë shqiptarë.Fotografitë tregojnë besimtarët shqiptar ortodoksë me plisa dhe tirqi. Sava Janjiqeviq,ka deklaruar se fotografitë e ekspozuara i ka marrë nga vizita e  Edit Durham që ajo i bënë Manastirit të Deçanit…! 

.E vërteta  është se në “Darkën e natës së Betejës së Kosovës, në Kishën e Samadregjës, ishin tubuar pjesëmarrësit kryesor të Koalicionit të krishterë. Nga pjesëmarrja e tyre mund të shihet se shumica e tyre ishin shqiptarë,si: Theodhori i II Muzaka, Gjergji i II Balsha,Miloshë Nikollë Kopili, Dhimitër Jonima,Gjon Kastrioti dhe Leka i Parë Dukagjini! 

Sipas historianit Joseph von Hammer (1827) në atë mbrëmje Lazari propozoi që osmanlitë të sulmohen natën. Peshën e fjalës e pati Gjergji i II Balsha në Këshillin e Luftës, aty ku merreshin vendimet. Gjergji i II Balsha e hodhi poshtë mendimin e Lazarit duke propozuar që otomanët të sulmoheshin ditën dhe ky mendim u miratua nga të gjithë. Karl Thopia nuk ka marrë pjesë në Betejën e Kosovës më 28 qershor 1389,sepse ai kishte vdekur më 1388 !

Lini një Përgjigje

Një ushtarak i lartë në krye të shtetit, kush është Bajram Begaj?

NJË JETË KUSHTUAR TINGUJVE