in

Malazezët nuk janë sllavë, nuk janë as serbë, por ilirë

Këtu shkruan Mirosllav Çosoviç, autori i librit: “Shenjtorët e çuditshëm (bizarë) të kishës serbe” 

Se edhe Malazezët e kanë kuptuar edhe vetë se nuk janë me prejardhje Sllave e aq ma pak Serb dëshmon edhe Mirosllav Çosoviç, autori i librit: “Shenjtorët e çuditshëm (bizarë) të kishës serbe” (“Bizarni sveci srpske crkve”).Ai thotë: Të gjithë e dimë se në cilën mënyrë tek ne dëshmohet se malazezët në të vërtetë janë serb”

“Egërsisht e citojnë Njegoshin dhe Kral Nikollen,citohet ndonjë udhëpërshkrim nga koha e e Nikolës,citohen po ashtu disa oborrtar të tij,tregohet nga dy ose tri asociacione nga koha para shekullit 19 dhe kjo është e tëra”,thekson Çosoviç. Ai pastaj shton se :”Malazezët në qenien e tyre kombëtare nuk janë as sllovenë /Sllavë e lëre më të jenë serb”.

“Këtë e them jo vetëm në bazë të shkencës së historisë,por edhe në bazë të asaj se çka ofrojnë:Gjenetika e popullatës,antropologjia fizike,arkeologjia,etnologjia…e vetmja mënyrë e drejtë që një populli ti përcaktohet etnogjeneza,është ajo që të kyqen më shumë shkenca dhe jo vetëm ajo e historisë”,thot ai.Mbështetja vetëm në shkencën e historisë gjatë studimit të etnogjenezës është shumë gabim dhe jo serioze,mendon ai.

“veçanërisht në këto hapësirat tona,ku gjatë historisë në dokumenta përmenden shumë popuj,gjë e cila mund të ndkoj që secili mund të gjej ndonjë burim historik i cili i jep të drejtë mu atij popullit të tij,do me thënë pikëpamjes së tij mbi etnogjenezen”,thot ai.Ćosović thot se Malazezët janë një përzierje e vendasve/indigjenëve të cilët Romakët së bashku i kanë quajtur Ilir,dhe se tok me të ashtuquajturen Hercegovinë e Vjetër përbëjnë një tërësi të vetme etnike e atë tërësi etnike sot e njohim si një popull i posaqëm-Malazias.

“Malazezët e vjetër,malorët,ata nga bregdeti dhe Hercegovasit e vjetër përbëjnë një tërësi,një të vetme dhe unike-Kombin Malazez,sepse në gjenerale:Kanë të njejten histori,e kanë patur organizimin e tyre fisnor të shoqërisë,e kanë pasur kishen e tyre autoqefale,veshin të njëjtat veshje,kanë të njejtat zakone,të njejten gjuhë,e kanë pasur personalitetin e përbashkët të kultit,e që ishte Ivana Crnojević,etj.Ata nga SPC (Kisha Pravosllave Serbe) dhe SANU (Akademia e shkencave të Serbisë) mund të thonë çfarë të duan dhe ta përsërisin me miliona here se Malazezët janë Serb,por faktet nuk do të mund ti ndrrojnë,aspak”,nxjerr në pah ai.

//Përgatiti Xhelil Arifi //proinformacion.com

Lini një Përgjigje

Rusia dhe Evropa:Heshtja kumbuese e Gjermanisë

Akaki Khorava, gjorgjiani më i dashur për shqiptarët