Presidenti i Francës, Emmanul Macron, ka akuzuar Turqinë për qëndrime luftarake ndaj NATO’s. “Tensionet do të uleshin nëse Rexhep Erdogan do të tregonte respekt dhe nuk do të gënjente”.
Në një intervistë me al-Jazeera të transmetuar të shtunën, Macron dënoi sjelljen e Turqisë në Siri, Libi dhe Mesdhe. “Turqia ka një qëndrim luftarak ndaj aleatëve të saj të NATO-s.”
Ai vuri në dukje se Franca i kishte shprehur ngushëllimet Turqisë pas tërmetit vdekjeprurës në Egje dhe gjithashtu kishte ofruar ndihmë për të dërguar trupa në vend.
Ai e përshkroi ndërhyrjen e Turqisë në Siri si një surprizë dhe agresion për aleatët e NATO-s dhe tha që Ankaraja nuk kishte respektuar një embargo armësh në Libi ndërsa tregoi një qëndrim “thellësisht agresiv” në Mesdheun lindor.
“Vërej se Turqia ka prirje perandorake në rajon dhe mendoj se këto prirje perandorake nuk janë një gjë e mirë për stabilitetin e rajonit, kaq.”
Edhe para sulmit ndaj Paty, Macron kishte premtuar një fushatë të re të ashpër kundër radikalizmit islamik në Francë.