Emira Selimi
Makiaveli pushtetin e keq e përkufizon si sëmundja e turbekulozit. Nëse sëmundjen mjeku nuk e trajton që në fazën e parë, atëherë sëmundja përhapet dhe pacienti vdes! Njejtë ndodh edhe me pushtetin e keq! Në një shtet demokratik të kërcënosh njerëzit me armë është vepër e poshtër idiotash! Por më i keq është edhe aparati i forcës fizike që i mbyll sytë dhe i merr të lehta fenomenet e tilla.
Të jesh i moralshëm në grupin e njerëzve të pamoralshëm është guxim, andaj duhet të krenohemi me kryetarin tonë aktual! Një kryetar të tillë që kurr brenda këtyre 20 viteve Haraçina nuk e ka pasur. I moralshëm, i sinqertë, intelektual, i zgjuar, puntorë me të gjitha vyrtytet morale njerëzore…!
Të gjithë duhet ta kenë parasysh që Ridvan Ibrahimi pas tij e ka një ushtri të fortë që e mbronë dhe që e duan, ato janë rinia e shkolluar dhe e përparuar e Haraçines. Një ndër to jam edhe unë me shumë të tjerë, mos harroni që Haraçina ka shumë shkencëtarë, shumë gazetarë, avokata, mjek etj! Të gjithë këto janë ushtria e Ridvanit, sa mirë që janë shumë dhe jo pak! Por ndonjëherë ajo pakica e vogël bën zhurmë kur shumica e madhe hesht nga diplomacia!
Kryetar, mos u dorëzo, bëje për hatrin e të rinjëve në Haraçinë.