Lëvizja Vetëvendosje u është drejtuar qytetarëve me anë të një komunikate nëpërmes Facebookut, që të dalin në votimet e 14 shkurtit dhe t’i japin mbështetje kryeministrit Kurti dhe Lëvizjes. Po ashtu thuhet se secila votë do të numërohet, duke filluar nga numri 1 që është Albin Kurti e deri në fund.
“Të dashur qytetarë,
Secila votë për Vetëvendosjen – 127 – do të jetë e vlefshme! Mos i dëgjoni ata që thonë ndryshe. Votoni 127, pastaj zgjidhni jo më shumë se pesë numra kandidatësh nga lista jonë. Secila votë do të numërohet, që prej numrit 1 që është Albin Kurti, e deri në fund.
T’i japim mbështetje sa më të madhe Lëvizjes dhe kryeministrit tonë!”, thuhet në reagimin e VV-së.