in

Lutfi Haziri: Pa LDK-në nuk ka as zgjidhje as zgjedhje

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, bëri sot homazhe së bashku me kryesinë e kësaj partie te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova me rastin e 76-vjetorit të lindjes së tij. Me këtë rast iu drejtua edhe medieve, me theks të veçantë pas humbjes së LDK-së në zgjedhjet lokale për kryetar komune në Podujevë.

Haziri tha se një garë politike në një komunë nuk është sukses i dekadës e as humbje e dekadës, duke shtuar se humbja në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë të dielën do t’i bëjë më të fortë duke u dhënë mësim që të përgatiten për procese me të mëdha dhe se nuk ka as zgjidhje as zgjedhje pa këtë parti.

 “Nuk ka të bëj me kriza, por me lëvizje, LDK do të ecë pa u ndalë pasi është parti që pa të nuk ka as zgjidhje as zgjedhje duke qenë themelues ndërtues e kësaj ëndrre. Ne me kohë kemi ditur se si të ecim prapa tij, Ibrahim Rugovës, e sot e asaj ditës kemi dhimbjet tona në procese, po kalojmë nëpër ditë të vështira nganjëherë, por kjo na nxjerrë mësim, na nxjerr më të fortë, fundja në një garë politike në një komunë nuk duhet të merret as si suksesi i dekadës as humbje e dekadës, është mësim i mirë për të përgatitur procese më të mëdha. Filozofinë e tij duhet ta kuptojnë të gjithë ata që LDK-ja i bart, ne nuk jemi fanatikë politikë. Rugovizëm është kur një sukses i madh apo i vogël para njerëzve të bën më të përgjegjshëm e jo më kryelartë e arrogant që e shohim te partitë e tjera”, u shpreh z. Haziri.

Lini një Përgjigje

Si vëzhgoheshin e ç'thuhej për shkrimtarët e Kosovës në Shqipëri gjatë një vizite më 1973

Kryeministri Hoti kërkon mbikëqyrje rigoroze të zbatimit të masave anti-Covid-19