in

Lumi Trepça me 70 ura-një në çdo 70 metra

Në Kosovë ka shumë lumenj më të gjatë se sa lumi Trepça, andaj edhe mund të ketë edhe më shumë ura mbi ta. Po karakteristikë e këtij lumi janë 70 ura të ndërtuara mbi të.

 Hysni Syla

Mirëpo, vështirë se mund të gjesh, që në më pak se pesë kilometra të gjatësisë së ndonjërit prej këtyre lumenjve të ketë të ndërtuara mbi 70 ura, pothuaj të gjitha (me përjashtim të dy-tri sosh që janë vetëm për këmbësorë) janë të ndërtuara nga materiali i fortë, betoni dhe armature, siç është rasti me lumin Trepça.

Ky lum burimin e ka diku në malet e rajonit të Shalës së Bajgorës të Mitrovicës dhe në të derdhen disa përroska, por sasia më e madhe e ujit të lumit buron në Minierën e Stan Tërgut dhe në lum derdhet në Tunelin e Parë, ku edhe del nga nëntoka e minierës.

Prej kësaj pike e deri në lumin Sitnicë të Mitrovicës, ku derdhet lumi Trepça, siç u thamë lartë ka një gjatësi prej më pak se pesë kilometra. Në të dyja anët e lumit, në këtë gjatësi shtrihen vendbanimet Tuneli i Parë, fshatrat Rekë e Shupkofc dhe lagja “2 Korriku” në hyrje të Mitrovicës.

E karakteristika e lumit qëndron mu në këtë gjatësi të tij, sepse mbi të janë ndërtuar 70 ura, që lidhin shtëpitë e ndërtuara të pronarëve me rrugën e asfaltuar që çon në Minierën e Stan Tërgut dhe tutje në Shalë të Bajgorës. Largësia mesatare ndërmjet urave është rreth 70 metra. Mirëpo, ka vende, ku në më pak gjatësi se 100 metra, janë të ndërtuara edhe katër ura.

Dhe siç u tha edhe më lartë, pjesa dërrmuese e këtyre urave është e ndërtuar nga materiali i fortë, sepse lumi Trepça, ndonëse i vogël, din të “tërbohet” nganjëherë. Kjo ka ndodhur në të kaluarën e afërt dhe të largët, kur uji ka bartë gjithçka që ka gjet para vetes, duke përfshi këtu edhe lëndë të trasha që shfrytëzoheshin për nevojat e minierës.

Lini një Përgjigje

SHBA vendi më i goditur në botë: ka 17 milion të infektuar dhe 308,000 të vdekur

Ne jemi popull i dështuar