in

Lul Raka i reagon Qeverisë pas lehtësimit të masave anti-COVID

Mikrobiologu Lul Raka ka reaguar pas vendimit që ka marrë Qeveria e Kosovës për lehtësimin e masave antiCOVID.

Përmes një postimi në Facebook, Raka ka thënë se ai si kryesues i Bordit Këshillëdhënës, dhe anëtarë të tjerë,  nuk janë konsultuar lidhur me masat e lehtësuara që i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës.

Postimi i plotë i Rakës:

Të nderuar/a,

Sot, në media e pashë një shkresë zyrtare të qeverisë, në të cilën kërkohet lirimi i masave kufizuese “ në bazë të rekomandimeve të IKSHPK dhe Bordit Këshillëdhënës”.

E shoh të arsyeshme të jap një sqarim se as unë, si kryesues i Bordit dhe asnjë anëtar i Bordit nuk është konsultuar për një propozim të tillë.

Në kohën e shkeljes masive të masave parandaluese gjatë fushatës zgjedhore e parazgjedhore nga tërë spektri politik; shtritjes së variantit britanik të virusit, i cili është prezent në Kosovë që nga fundi i dhjetorit , çdo “lehtësim politik i masave” mundëson përhapjen e infeksionit në komunitet duke kërcënuar shëndetin publik e individual në Kosovë. Prandaj, unë jam kundër lirimit të masave në këtë kohë.

Lini një Përgjigje

Merkel: Rrezikohemi nga një valë e tretë

MASh-i kërkon që të hënën të mos mbahet mësimi në shkolla