in

Luk Kaçaj

Mevlan Shanaj

Ndër emrat e mëdhenj botëror të belcantos kisha  dëgjuar Enrico Carusso si tenor i pakrahasueshëm dhe Beniamino Xhili. Një emër i madh dhe shumë i komentuar te Opera e vjetër ishte Luk Kaçaj, sipas pëshpërimave gjatë kohës së studimeve kishte pasur vlerësime maksimale duke e krahasuar me këngëtarin e tyre më të madh të gjithë kohërave! Chaljapin! 

Nga Zef Çobo një shtesë(Nje detaj i treguar nga te gjithe shoket e Lukës, studente  bashkekohes ne Konservatorin Çajkovski te Moskes: Studenti i kantos basi Nicolaj Ghiaurov(nga Bullgaria), ne provim  kendonte gjithmone  para Lukes, kurre mbas Lukes…. Ky artist eshte shpallur nder me te medhenjte e shek. (XX), çka i ka taku me kene Luke Kaçes? )

Në Tiranë ishte padyshim vokali më tronditës edhe pse në ato vite ishin një grup me solistë të operës dhe baletmaestra  që mbanin një repertor botëror! Kujtoj : Gaqo Çako, Mentor Xhemali, Gjoni Athanasi, Avni Mula e tj si edhe Agron Alia me Zoica Haxho një dyshe e shkëlqyer, apo Skënder Selimi, Panajot Kanaçi, Besim Zekthi, Miltiadh Papa, Xhemil Simixhiu etj. Nga viti 1967 u organizua një si tip koncerti në Operën e vjetër ku golin e bëri Luk Kaçaj! Më kujtohet” Don Bazilio “nga Berberi i Sevilies  i Rosinit dhe “O ju male “nga filmi Skënderbeu.Po në atë kohë si studentë nëpër këmbë të së njëjtës godinë ishim miqësuar me Luk Kaçën. Miqësia erdhi spontanisht , ne ju afruam për ta uruar për suksesin dhe aty shkëmbyem nga një fernet, që ishte më e preferuara për gjigandin Luk Kaçaj.Pas ca kohësh shkuam në Dajti se aty kishte fernet Branca pija italiane që për kohën mbahej si më e mira! Pasi u kthyen disa gota, Luka trup madh kishte zbërthyer këmishën dhe nga kënaqësia hodhi një gotë në kokë që ti rridhte mbi gjoks.

 Ne si studentë të rinj u mrekulluam nga xhesti bohem i bas baritonit më të mirë jo vetëm të Shqipërisë , por edhe më gjerë. Thuhej se ishte zëri i dytë në Europë për nga përmasat.Italianët që gjithë herët kanë ndikuar në kulturën tonë, shquheshin për tenorët po ky zëri i pjekur i trashë gjëmonte dhe tundëte xhamat e sallës kur jepte koncert. Kështu me këtë natyrë “ populiste” me ne studentët bëheshim shumë herë si të barabartë në tavolinë. Në një rast erdhi në lokalin ku ishim ulur Ana  e bukur deri në bukuri, e shoqja veshur krejt në të zeza. Luka u çua dhe vajti i dha zarfin. Ishte dita e rrogave , asaj me sa duket i ishin nevojitur lekët dhe erdhi pa pritur të vinte Luka në shtëpi! U kthye Luka në tavolinë dhe na tha, më kishte dalë prej mëndjes që Ana po më priste në shtëpi!

 Pas disa kohësh u takuam edhe në Gradishtë ku po xhironte në filmin “ Dasma” (Ismail Kadare,regjisor Piro  Milkani) aty në atë film ishin edhe Albert Minga, Timo Flloko! Sigurisht ishte ngjarje e bukur që Luka po interpretonte në film. U takuam dhe pasi u përshëndetëm provuam edhe nga një gëzuar rakie , nuk kishte fernet! Më pas nuk di si rrodhën ngjarjet , por u çuditëm që ky gjigand u arrestua demonstrativisht në Institutin  e Arteve ku ishte pedagog dhe u burgos!!Atë e kishin larguar nga Opera në kulmin e karrierës dhe sipas zërave shkak ishte madhështia e tij që e hëngrën xhelozët. Dihet që kudo xhelozia është shkatërrimtare   , por në rastin e Lukës ishte vrastare. Pasi e larguan nga opera ziliqarët, ai punonte si pedagog i kantos në Institutin e Arteve.Është koha që ndoshta e mbyste trishtimin me ndonjë gotë! Krejtësisht e pabesueshme akuza “ Agjitacion Propagandë” për aq sa e njihnim jo ne,por  studentët e tij direkt.Të vetmen gjë që nuk kishin dëgjuar nga artisti i përmasave   botërore , pakënaqësitë për kohën. Ishte shumë i përmbajtur si një nxënës i zellshëm i shkollës së Françeskanëve në Shkodër, për të cilën ishte krenar. 

Aty ishte zbuluar talenti i tij i një djali të ardhur nga Bajza !Kishte pamje malësori tipik në paraqitje si nga shtati dhe pamja! Pasi kishte ditë që kishte dalë prej burgu shtatlarti , po ecte i vetëm , buzë Lanës me plepa. Isha veti i dytë, ndalëm para tij për ta takuar, ai eci drejt nuk na përshëndeti dhe as që ndali! Mbetëm të shtangur! E biseduam më pas përse nuk përshëndetet Luka?! Na thanë që kur doli nga burgu, ka mbetur në hallet e tija, nuk përzihet me askënd. Punonte për të mbijetuar si hamall diku nga pzari i Ri. Mendoni hamall, këngëtarit që kur kishte dhënë koncerte në disa vende i ishin bërë oferta direkte për ta mbajtur! Të gjitha i kishte refuzuar( nga pohimet e hetuesëve kur ishte i burgosur). Më vonë në RTSH isha si shef dhe nga Julian Napoleoni , erdhi si skenar Luk Kaçaj. Ishte një ngjarje e bukur. U bë me përkushtim dokumentari dhe për të gjithë ne qe një kënaqësi! 

Na buronte së brendëshmi një gëzim për ta shumëzuar madhështinë e këtij martiri të regjimit diktatorial të një artisti në përmasa europiane. ( ky dokumentar duhet të jetë në Arkivin e RTSH).Mendoj se do jetë dënuar vetëm e vetëm nga çpifjet e kolegëve që stimuloheshin shumë në ato vite , por edhe pse ishte françeskan  katolik që i shkonte për shtat çdo intrigë!Te shpirti i tij kishte vetëm art pasi notat muzikore i jepnin lirinë .Filosofia e tij ishte ajo e mësuesit të tij At Gjergj Fishta” Ku ashtë shpirti i Zotit aty ashtë Liria” ( Ubi spiritus Domini ibi libertas)Sikur të kisha mundësi të pyesja atë burrë të mënçur Fishtën: A kishte ëndrra në fund të jetës dhe të çfarë karakteri ?A i ishin paksuar miqtë me kalimin e viteve pasi të njohurit dihet që shtohen deri në fund të jetës! A kishte ditë që nuk donte të mbante inat me veten? Po të keqes i kthente krahët , i qëndronte heshtur apo i rrinte përballë!

P..S. Zef Çoba, më thotë se sot pushon në varrezat e Bajzës!

Lini një Përgjigje

Presidentja Osmani takoi të dërguarin e posaçëm të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar

SOS per vajzat, grate e mbuluara!