Shkruan avokati Zanfir Kryeziu
Britaniku Simkoks thekson një tipar themelor njerëzor të Gani Kryeziut dhe të Lëvizjes”Kryeziu”:”Unë mund të them,se Gani Kryeziu tërë kohën ka qenë në gjendje të ndihmonte viktimat e fashizmit dhe nazizmit,pa marrë parasysh besimin fetar,kombin apo drejtimin ptë tyre në luftë kundër armikut të përbashkët.Beteja më e madhe e Kryezinjve kundër forcave gjermane për çlirimin e qytetit të Gjakovës është zhvillua nga datat 10 deri më 16 shtator 1944.Komandant aniu I ndau forcat e tij në 2 pjesë,për të zënë pozicionet e fortifikuara të gjermanëve në qafat e Zogajve dhe të Prushit,pika të forta mbrojtëse të Gjakovës.Në datën 11 shtator 1944,Ganiu sulmoi në drejtim të fshatit Zogaj dhe I zmbrapsi gjermanët nga pozicionet e tyre,ndërsa Hasan Kryeziu me forcat e tjera zunë fortifikatat e Prushit,duke I thyer gjermanët që u tërhoqën për në qytet.Të dy pjesët e luftëtarëve u bashkuan në fushë në agim të 12 shtatorit dhe vazhduan mësymjen drejt Gjakovës.Britaniku Simkoks që luftonte trimërisht me shqiptarët u plagos.Në këtë luftë,sipas njoftimeve të Komandës së Xhandarmërisë Shqiptare,mbetën të vrarë 170 luftëtarë nga çeta e Gani Kryeziut.Ndërsa sipas dokumentave jugosllave,u vranë mbi 200 njerëz me rastin e sulmit mbi Gjakovë.
R.Hilbert nënvizon se:”Vëllezërit Kryeziu ishin të vetmit nacionalist në Shqipërinë e kohës së luftës,që ishin kapur me gjithë zemër pas idesë për ta ndërtuar Shqipërinë e ardhme,duke luftuar kundër gjermanëve.
Lëvizja”Kryeziu” i pati vazhdimisht kontaktet,mbështetjen kryesore dhe koordinimin me aleatët e mëdhenj perendimorë,veçanërisht me britanikëtnëpërmjet përfaqësuesve të tyre:Emery,Hill,Kemp,Maklin,Smith,Simkoks etj.Interesimi I atasheut për çështjet e propagandës dhe shtypit në legatën britanike në Beograd,Xhuliano Emerit,për Shqipërinë dhe nëpërmjet tij edhe I Anglisë për Shqipërinë,nis kontaktin e tij me Gani e Said Kryeziun në Beograd.Në fillim të vitit 1940,nëpërmjet Emerit e mandej të nënkolonel Oklej Hillit dhe kolonelit Stërling,u arrit një bashkëpunim midis sipërmarrësve kryesor të rezistencës shqiptare me emrin”Fronti i Bashkuar”,ku nuk mungonte as krahu i djathtë (A.Kupi),as qendra (G.Kryeziu), as krahu i majtë (M.Gjinishi). Interesi politik dhe kombëtar synonte veprimin gjithëshqiptar dhe luftën për çlirimin nga okupatorët,kërkonte
bashkëpunim me fituesit e Luftës së Dytë Botërore e jo me humbësit dhe orientimin nga perëndimi,për sigurimin e një jete kombëtare,e një të ardhme demokratike pas lufte dhe jo orientimin nga lindja, nga sllavo/komunizmi, që përbënte sërish një rrezik shumë të madh për Kosovën dhe çështjen tonë kombëtare.Këtë politikë e kishin bërë të tyren dhe e ndoqën deri në fund, deri në martirizimin e tyre, Kryezinjtë.
Britaniku Peter Kemp ra në kontakt në Malësinë e Gjakovës me Kryezinjtë,së pari me Hasanin, si ish/prefekt i Krumës dhe deputet i Parlamentit të parë shqiptar në vitin 1925,
i tërhequr në jetën private pas largimit nga Shqipëria.”Ai mbante marrëdhënie të mira me të gjitha palët politike shqiptare.Njihej që i respektonte aleatët dhe siguroi që mund të mbështeteshin në përkrahjen e tij”, nënvijëzon britaniku Peter Kemp.
“Hasan Kryeziu organizoi takime të misionit anglez me nacionalistët:Prof.Selman Riza, Ejup Binakun, Xhevat Kryeziun etj.,si edhe me drejtues të Lëvizjes Nacionalçlirimtare”.
Në fillim të qershorit,Kryezinjtë u takuan me misionin britanik me në krye B.Maklin dhe oficerë madhorë Emery,Smajl,Herr,Nil etj.,që kishin bërë një inkursion nëpër Shqipërinë e Veriut,për të bashkuar krerët e saj në luftën kundër gjermanëve dhe për të organizuar në veri kryengritjen e përgjithshme kundër tyre.”Ganiu sapo kishte pasur një përleshje me gjermanët,e treta me radhë në këto javët e fundit”, shkruan Xhuliano Emery…
Ndërkohë, Ganiu u dha me vete për disa muaj me radhë Saidin, për të ndihmuar në bisedimet dhe bashkëpunimin që ata do të ndërmerrnin me Abaz Kupin e krerët e veriut.
“Le të jetë ky një peng i vullnetit tim të mirë”,iu tha ai britanikëve,ndërsa prijësve dhe luftëtarëve të tjerë që asistuan në bisedimet iu drejtua me fjalët:”Unë i jap besën Britanisë së Madhe,por përpjekjet e mia nuk mund të jenë të mjaftueshme pa ju.Nëse doni që Shqipëria të shpëtohet,atëherë secili prej jush duhet të plotësoi detyrimet që kemi ndaj atdheut.