Merreni me rezerva shkrimin “Si u sabotua turizmi nga agjenturat e huaja” te L. Dervishit. Më se lehti është të sajosh spiun e tradhtarë. Sa here ishte dikush kritik ndaj lëshimeve të hotelierëve shqiptarë, dilte një tjetër dhe e akuzonte spiun të Serbisë, Greqisë e Rusisë, pse jo edhe spiun i Afganistanit.
Turizmin e goditi deklarata e Edi Ramës se duan turizëm elitar, pra pa “kosovarë”. Turizmin e godit opozita (Sali Berisha) që e paraqiste gjendjen apokaliptike në bregdet: pa turistë, pa jetë. Turizmin e goditi marrëzia e hotelierëve në frymën e dashurisë Rama- Vuçiq me servilizëm pështirosesh ndaj pushuesve serbë dy vjetet e kaluara.
Turizmin e goditi liberalizimi i vizave: “kosovarët” shkuan edhe në Kroaci e Sicili ku i presin mirë, sepse hotelierët shqiptarë, ish- kooperativistët e mjelëset e dalluara ende nuk dinë ç ‘është turizmi.