in

Loja me Amerikën është e rrezikshme

 

Erdogani e quajti tradhti ambasadën tonë në Jerusalem, thua se Kosova ka lidh kurorë bashkëshortore me Turqinë. Për këtë arsye  e tha Konjufca se do ta zhvendos ambasadën tonë nga Jerusalemi?

 

 

Gani Mehmetaj

 

Është hera e tretë që e paralajmërojnë administratën e Joe Bidenit dhe të Stejt Departamenti tre zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes që ta rishqyrtojnë Marrëveshjen e nënshkruar në mes të Kosovës dhe shtetin amerikan.  

Herën e parë e tha Albin Kurti, kur e dha kumtin se me ta marr pushtetin, do ta zhvlerësoj marrëveshjen me Shtëpinë e Bardhë! Herën e dytë e tha Glauk Konjufca,  pavarësisht se sekretari i shtetit nga administrata e Joe Bidenit ishte i qartë se zbatimi i marrëveshjes do të vazhdojë.  Konjufca e tha në mënyrë të kushtëzuar: nëse e kërkon Bashkimi Evropian zhvendosjen e ambasadës së Kosovës nga Jerusalemi, do ta prishim marrëveshjen me Izraelin, por nuk e tha se presioni i Turqisë së Erdoganit ishte shumë më i tmerrshëm. Erdogani e quajti tradhti ambasadën tonë në Jerusalem, thua se Kosova ka lidh kurorë bashkëshortësie me Turqinë! 

Herën e tretë  kërkesa për rishqyrtim të marrëveshjes nga Vjosa Osmani, tingëllonte edhe më keq, sepse ajo do të duhej ta dinte më mirë se sa majtistët Kurti e Konjufca se me Amerikën nuk ka lojë  as nuk i dërgohet kërkesë e tillë. Ç’do të bëjnë këta tre zyrtarë të VV-së, nëse Stejt Departamenti ua refuzon kërkesën? Do t’i shpallin luftë? Do të shkëpusin bashkëpunimin me SHBA-n? 

A e dinë këta zyrtarë pa përvojë diplomatike e pa përvojë pune në institucione (me përjashtim të Vjosa Osmanit) se nuk ka shtet evropian nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania, e deri në Ukrainë që ia kërkoi Amerikës rishqyrtimin e ndonjë marrëveshje? Kush jeni ju? Kina? Rusia?Irani?

Dardania (Kosova) është foshnje amerikane, e ndihmuar edhe nga Bashkimi Evropianë. Gabimisht ua lanë në dorë komandantëve të penalizuar e të korruptuar , që ia ndalën rritën foshnjës -shtet. Gabimisht ua la në dorë edhe të korruptuarve të tjerë, që ia thithen gjakun. 

Por kësaj here nuk dua të besoj se Dardania  do t’i lihet në dorë një grushti aventurierësh të papërgjegjshëm. Prandaj është mirë të mblidhni mendjen. Morët besimin e një pjese të madhe të popullit, por nuk e morët besimin që ta përmbysni shtetin. Këtu nuk është loja me shirita të kuq revolucioni nëpër sheshe, as shirita të zi në mëngët e llërave, nuk po luajnë me ngjyrë të verdh e të gjelbër islamike. Këtu luhet fati i kombit. 

“Amelika” u del dardhë më bisht.

Lini një Përgjigje

Ambasada amerikane: SHBA-ja qëndron krah Kosovës, mezi presim të punojmë me Qeverinë e re

Universiteti i Prishtinës feston 51-vjetorin e themelimit