in

"Lista Vjosa” do ta vazhdojë aktivitetin politik

Kandidati i iniciativës “Guxo” në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci ka thënë se “Lista Vjosa” do ta vazhdojë aktivitetin politik edhe nëse Vjosa Osmani zgjedhet presidente.

Ai në “Debat Plus” tha se bashkë me Donika Gërvallen sot gjatë ditës kanë pasur takime të ndryshme për të konsoliduar edhe më shumë iniciativën.

Peci thotë se qëllimi është që të konsolidohet lista në çdo qytet të Kosovës.

Kandidati i iniciativës “Guxo” në listën e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se në koalicion nuk kanë hyrë me qëllimin që të formojnë një grup parlamentar “Lista Vjosa”, por gjërat mund të ndryshojnë nëse ka marrëveshje.

“Nëse në ecje e sipër ka pajtueshmëri të dyanshme, se do të ishte në interes të palëve, nuk shoh diçka të keqe edhe nëse vjen te themelimi i një grupi të ri parlamentar. Por nuk ka qenë asnjëherë preokupim i yni se sa deputetë do të fitojë lista jonë”, tha ndër të tjera Faton Peci.

Lini një Përgjigje

Hoti: Pavarësia është ëndërr e gjeneratave që sakrifikuan çdo gjë

5 humbje jete dhe 297 raste me COVID-19