in

Lisi i Tërshanit dhe Ibrahim Rugova

Ishte i veçantë “Lisi i Tërshanit” në livadhet e Prekajve. I madh, i gjatë, hijerëndë, me kurorë të gjerë, qëndronte mbi të gjitha pemët dhe lisat e katundit. Kurrë nuk kam parë lis më të madh-monumental. Ne fëmijëve na e tërhiqte vëmendjen në veçanti. Secili përpiqej ta godiste me gurë, të matej me hijen e tij dhe të përpiqej që ta gjuante në kurorë. Kjo na bënte të mburreshim se e goditën Lisin e Tërshanit. E kishim orientim edhe për kohë mëngjesi, dreke dhe pasdreke me hijen e tij.

Kishte ndonjë faqezi që e gjuante me baltë, ndërsa neve na dukej sakrilegj, shkelje e shenjtërisë.

Lisi i Tërshanit që nuk është më, ma kujtoi gjuajtën që po ia bëjnë Ibrahim Rugovës me gurë e me baltë.

“S’ke pse brengosësh”, ma tha një mik. “Ata mendojnë se duke e gjuajtur Rugovën me gurë bëhen edhe vet të mëdhenj, ashtu si mburreshim ne që e godisnim Lisin e Tërshanit”.

Rrufeja i godet lisat e mëdhenj e jo shkurret. Përbaltjen e bëjnë faqezinjtë.

 Gani Mehmetaj 

Lini një Përgjigje

Nisma dashakeqëse e Dudie Balës

Divën turke Sezen Aksu e akuzojnë për "fyerje ndaj Islamit"