Nga Preng S. GJIKOLAJ
Liqeni i Ujmanit, ose siç thrritet në serbisht “Gazivoda” është liqen artificial në pjesën Veriore të Kosovës në kufi me Serbinë. Liqeni i Ujmanit ka një sipërfaqe prej 12 km² nga të cilat 9.2 km² shtrihen në Veri të Kosovës dhe 2.7 km² në Serbi. Liqeni është formuar nga rrjedha e lumit Ibri, i cili derdhet në liqen.Liqeni artificial i Ujmanit ose Liqeni i Gazivodës është liqeni më i madh në Kosovë, një rezervuar i madh uji, i ndërtuar në luginën e lumit Ibër. Liqeni ka gjatësi 24 km, gjerësi deri 1300 m, thellësi 107 m dhe sipërfaqe të tërësishme prej 11.9 km, ndërsa kapaciteti i tij është rreth 400 milionë metra kub ujë.
Sipërfaqja e liqenit ndodhet në nivelin 694 m të lartësisë mbidetare dhe shtrihet në dy shtete; rreth 80 për qind e sipërfaqes së liqenit ndodhet në Republikën e Kosovës, komuna e Zubin Potokut (9.2 km2) dhe rreth 20 për qind ndodhet në Republikën e Serbisë, komunat Tutin dhe Pazari i Ri (2.7 km2).Lumi Ibër, në shtratin e të cilit është ndërtuar diga dhe është krijuar Liqeni i Ujmanit, buron në trojet shqiptare të Malit të Zi, kalon shkurt nëpër territorin e Serbisë (Sanxhakut), hyn në territorin e R. së Kosovës në gjatësi prej 82 km dhe përsëri hyn në Serbi.
Diga e liqenit, e ngritur në rrjedhën e mesme të lumit Ibër në vitet 1979 – 1984, është ndër digat tokësore më të mëdha në Evropë. Nën digën e lartë 107 metra dhe të gjatë 460 metra, ndodhet hidrocentrali i Ujmanit, me dy turbina, kapaciteti i të cilave është dy herë nga 17.5 MW, gjithsej 35 MW. Diga ndodhet rreth 25 km nga Mitrovica, nga përshkon rruga Mitrovicë – Rozhajë – Podgoricë. Në fshatin Bërnjakë, mbi liqen, është ndërtuar vendkalimi kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.Liqeni i Ujmanit ka një vëllim uji prej 390 milionë m³, niveli mesatar i pasqyrës së ujit arrin 690 metra mbi nivelin e detit. Kryesisht furnizohet nga rrjeti i ujit të lumit Ibër. Shpatet përreth mbulohen nga lisnajë. Ujërat e Liqenit të Ujmanit furnizojnë hidrocentralin e Ujmanit, termocentrlet Kosova A dhe Kosova B. Gjithashtu furnizon me ujë të pishëm Prishtinën.