in

Libri “Arbëreshët..” gjithnjë e më i kërkuar në bashkësitë arbëreshe!

Më 19 Janar 2024, në godinën e Bashkisë së Piana degli Albanesi – Hora e Arbëreshëvet, kryetari, z. Rosario Petta, organizoi promovimin e librit tim “Arbëreshët fotosintezë e shpirtit tim”, meqë rast për librin foli redaktorja, Dr. Ornela Radovicka. Me këtë rest po jap një fragment nga një shkrim më i gjatë i zonjës Ornela  për këtëpromovim:“Ora 12. Kthehemi në Bashkinë ku do të zhvillohej Promovimi i librit” Arbëreshët…”  me autor gazetarin Rexhep Rifati. Libri është pjesë e atyre kujtimeve dhe punën gjigante të mik Rexhepit në territoret arbëreshe, duke shkrirë çdo qelizë e shpirtit të tij për botën arbëreshe. Djaloshari 82 vjeçar, Rexhep Rifati mjafton të fotografojë nëpër Arbëri, e të flasë me arbëresh, dhe orari biologjik i tij shkon në zbritjet e viteve. Më zgjat jetën Arbëria dhe arbëreshët, thotë Ai.Në këtë takim merrnin pjesë përfaqësues të politikës  Raionale, dhe vendore. 

Përfaqësues nga Bashkitë arbëreshe, Mezzojuso,  Kryetari i Bashkisë së Palazzo Adriano Nicola Granà. Këshilltari  rajonal  Edy Tmaja etje.  Moderatori ishte zoti Giorgio Cuccia. Përshëndeti kryetari z. Rosario Petta dhe mbi librin fola unë(Ornela Radovicka).Ndërsa po shpërndaheshim mu afrua Kryetari i Bashkësisë z Granà, i cili me një shenjë dashamirësi më ftoi në Palazzo Adriano. Unë jam arbëreshe- më tha  ai- Vij nga familjet më të hershme, fisi i Vrana (Vrana Konti), në italisht i kthyer në Granà. Dua të them se më vjen keq që nuk kam mësuar gjuhën arbëreshe jo prej vullnetit, por në Palazzo Adriano jemi asimiluar në gjuhë, kemi ruajtur deri diku identitetin vetëm në rit dhe në kostum. Ndjeva që këta arbëresh kanë dëshirën e rizgjimit, të ringjalljes, dhe kur të flasin me këtë gjuhë ndien se sa e pamëshirshme është mos tiu japësh të drejtën për tu ndjerë arbëresh, mos t`iu japësh të drejtën e gjuhës së mëmës që është në gjak!”Me vjen mirë që libri ka bërë jehonë, ndaj edhe nuk do të ndalem me vizitat në mesin e vëllezërve arbëresh sepse ata kanë nevojë për një komunikim sa më të shpeshtë me vëllezërit e një gjuhe e një gjaku!

Lini një Përgjigje

Përshëndetje e hidhur e dinarit nga Kosova!

Intelektualë pa atdhe…