Parlamenti Evropian sot ka marrë vendim për liberalizim të vizave për Kosovën.
Lidhur me këtë vendim të PE-së, përmes rrjetit social Twitter, ka reaguar komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë në BE, Oliver Várhelyi, e ka vlerësuar si moment historik.
“Sot arritëm një moment historik të rëndësishëm, pasi sapo u miratua vendimi përfundimtar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës në Parlamentin Evropian.Sukses i madh! Urime!”, ka shkruar, mes tjerash, në Twitter, komisioneri evropian Oliver Varhelyi.