in

“Lëvizja Kryeziu” pati mbështetjen kryesore britanikët

Komunistët me Fadil Hoxhën, Kosovën ia dorëzuan Serbisë si mollë të qëruar (2)

 

Shkruan av. Zanfir Kryeziu

Komandant Ganiu i ndau forcat e tij në 2 pjesë,për të zënë pozicionet e fortifikuara të gjermanëve në qafat e Zogajve dhe të Prushit,pika të forta mbrojtëse të Gjakovës.Në datën 11 shtator 1944,Ganiu sulmoi në drejtim të fshatit Zogaj dhe i zmbrapësi gjermanët nga pozicionet e tyre,ndërsa Hasan Kryeziu me forcat e tjera zunë fortifikatat e Prushit,duke i thyer gjermanët që u tërhoqën për në qytet.Të dy pjesët e luftëtarëve u bashkuan në fushë në agim të 12 shtatorit dhe vazhduan mësymjen drejt Gjakovës.Britaniku Simkoks që luftonte trimërisht me shqiptarët u plagosë.Në këtë luftë,sipas njoftimeve të Komandës së Xhandarmërisë Shqiptare,mbetën të vrarë 170 luftëtarë nga çeta e Gani Kryeziut. Ndërsa sipas dokumentave jugosllave, u vranë mbi 200 njerëz me rastin e sulmit mbi Gjakovë.Rexhinald Hibert nënvizon se:”Vëllezërit Kryeziu ishin të vetmit nacionalist në Shqipërinë e kohës së luftës,që ishin kapur me gjithë zemër pas idesë për ta ndërtuar Shqipërinë e ardhme, duke luftuar kundër gjermanëve.

“Lëvizja Kryeziu” pati vazhdimisht kontaktet, mbështetjen kryesore dhe koordinimin me aleatët e mëdhenjë perendimorë,veçanërisht me britanikët nëpërmjet përfaqësuesve të tyre: Emery, Hill, Kemp, Maklin, Smith, Simkoks etj.Interesimi i atasheut për çështjet e propagandës dhe shtypit në legatën britanike në Beograd, Xhuliano Emerit, për Shqipërinë dhe nëpërmjet tij edhe i Anglisë për Shqipërinë, nis kontaktin e tij me Gani e Said Kryeziun në Beograd.

Në fillim të vitit 1940, nëpërmjet Emerit e mandej të nënkolonel Oklej Hillit dhe kolonelit Stërling,u arritë një bashkëpunim midis sipërmarrësve kryesor të rezistencës shqiptare me emrin”Fronti i Bashkuar”,ku nuk mungonte as krahu i djathtë (A.Kupi),as qendra (G.Kryeziu), as krahu i majtë (M.Gjinishi). Interesi politik dhe kombëtar synonte veprimin gjithëshqiptar dhe lufta për çlirim nga okupatorët, kërkonte bashkëpunim me fituesit e Luftës së Dytë Botërore e jo me humbësit dhe orientimin nga perëndimi,për sigurimin e një jete kombëtare,e një të ardhme demokratike pas lufte dhe jo orientimin nga lindja, nga sllavo/komunizmi, që përbënte sërish një rrezik shumë të madh për Kosovën dhe çështjen tonë kombëtare.Këtë politikë e kishin bërë të tyre dhe e ndoqën deri në fund, deri në martirizimin e tyre, Kryezinjtë.

Britaniku Peter Kemp ra në kontakt në Malësinë e Gjakovës me Kryezinjtë,së pari me Hasanin, si ish/prefekt i Krumës dhe deputet i Parlamentit të parë shqiptar në vitin 1925, i tërhequr në jetën private pas largimit nga Shqipëria.”Ai mbante marrëdhënie të mira me të gjitha palët politike shqiptare.Njihej që i respektonte aleatët dhe siguroi që mund të mbështeteshin në përkrahjen e tij”, nënvijëzon britaniku Peter Kemp.

“Hasan Kryeziu organizoi takime të misionit anglez me nacionalistët:Prof.Selman Riza, Ejup Binakun, Xhevat Kryeziun etj.,si edhe me drejtues të Lëvizjes Nacionalçlirimtare”.

Në fillim të qershorit,Kryezinjtë u takuan me misionin britanik me në krye B.Maklin dhe oficerë madhorë Emery, Smajl, Herr, Nil etj.,që kishin bërë një inkursion nëpër Shqipërinë e Veriut,për të bashkuar krerët e saj në luftën kundër gjermanëve dhe për të organizuar në veri kryengritjen e përgjithshme kundër tyre.”Ganiu sapo kishte pasur një përleshje me gjermanët,e treta me radhë në këto javët e fundit”, shkruan Xhuliano Emery…

Ndërkohë, Ganiu u dha me vete për disa muaj me radhë Saidin, për të ndihmuar në bisedimet dhe bashkëpunimin që ata do të ndërmerrnin me Abaz Kupin e krerët e veriut.

“Le të jetë ky një peng i vullnetit tim të mirë”,iu tha ai britanikëve,ndërsa prijësve dhe luftëtarëve të tjerë që asistuan në bisedimet iu drejtua me fjalët:”Unë i jap besën Britanisë së Madhe,por përpjekjet e mia nuk mund të jenë të mjaftueshme pa ju.Nëse doni që Shqipëria të shpëtohet, atëherë secili prej jush duhet të plotësoi detyrimet që kemi ndaj atdheut

Fund

Kancelari austriak: Shkatërruam një degë të ISIS-it që synonte sulm vdekjeprurës në koncertet e Taylor Swiftit

Arrestohet personi i tretë i dyshuar për organizimin e një sulmi në koncertet e Taylor Swiftit