in

Lëndohen tetë persona në një aksident trafiku në Prishtinë

Janë lënduar tetë persona pas një aksidenti që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm (ditë e shtunë) në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 02:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në udhëkryqin që lidhë rrugët ‘Eqrem Çabej’ dhe ‘Agim Ramadani’. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tetë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Flora Ahmeti për RTKlive.

Ahmeti  tha se njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.

Lini një Përgjigje

ZGJËRIMI I LËVIZJËS SË REZISTENCËS KOMBËTARE DHE LUFTA E DRENICËS (3)

Sot protesta e thirrur nga opozita, rrugët që do të bllokohen në Tiranë