in

LDK dënohet me 2 000 euro, mbajti tubim elektoral në Prishtinë

Drejtori i Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka bërë me dije se ia ka shqiptuar LDK-së gjobën prej  2 000 eurosh, pasi kanë mbajtur tubimin elektoral në Prishtinë. Tahiri ka shkruar se askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe se subjektet politike duhet stë respektojnë ligjet.

Postimi i plotë:

Askush mbi ligjin! Zbatimi i masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit, është i domosdoshëm. Shkeljet sanksionohen në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës – neni 25, paragrafi 1.

U bëjmë thirrjeve subjekteve politike që të respektojnë ligjet dhe vendimet që vetë i kanë votuar. Në të kundërtën, gjobat u shkojnë në zyrat qendrore të partive, për secilin tubim në Prishtinë.

Lini një Përgjigje

Schwarzenegger krahason Trumpin me Hitlerin

Kryeministri Edi Rama ka marrë vaksinën