in

Lazim Destani: Nder dhe kënaqësi pjesëmarrja në përurimin e Shtatores së Gjergj Kastriotit

Nder dhe kënaqësi e jashtëzakonshme ishte pjesëmarrja dje në ceremoninë e përurimit të Shtatores së Gjergj Kastriotit në sheshin e Bashkisë Hora e Arbëreshëve në Sicili. Për të marrë pjesë në këtë ngjarje madhështore kishin ardhur bashkatdhetarë nga të gjitha trojet tona e nga diaspora. 

Këtu gjetëm pritjen e ngrohtë të vëllezërve tanë arbëreshë e të Kryetarit të kësaj Bashkie, mikut tim Rosario Petta. Ky komunitet, i shkëputur nga trungu ynë prej më se pesë shekujsh, është shembulli më i mirë dhe meriton çdo lëvdatë për ruajtjen me krenari të gjuhës, kulturës, zakoneve dhe shpirtit kombëtar. 

Këtë vepër monumentale arti pjesëtarët e diasporës sonë ia bënë dhuratë arbëreshëve në shenjë mirënjohje për kontributin e paçmueshëm që ata dhanë për çështjen kombëtare brez pas brezi, tash e 553 vjet, që kur u shpërngulën në këto anë të Italisë. 

Me këtë rast, Shoqatën “Hora e Skënderbeut”, themeluar nga bashkatdhetarët tanë në Zvicër, e falënderoj për ftesën si dhe e përgëzoj për iniciativën dhe angazhimin për realizimin e këtij projekti me peshë kombëtare.

Shkrimtari i madh Ismail Kadare do të kujtohet me një murale në Tiranë

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani