Shkruan: Mevi Rafuna
Mund të bahet në emrin e çdo kujt, por jo në emrin e dardanëve atyre që në heshtje vuajnë padrejtësinë, kur fati i tyre dhe emri i tyre padrejtësisht lidhet me uzupatorët e kauzave. Në emrin e popullit dhe në emrin e Zotit, janë ba çdoherë krimet dhe tmerret më të mëdha, por fati i shtetit të Kosovës, nuk mund të lidhet me padrejtësinë dhe kauzat e agjendave të tjera që nuk kanë lidhje me neve.Ne nuk kemi lidhje me Hamas-in as me Palestinën.
Dhe ne nuk mund të lejojmë që të bëhemi një me diçka që nuk na përket.Nuk kisha dashur që të këtë luftëra në botë, por si është e mundur që bota arabe ka vendosur t’i bëjë Kurban fëmijët palestinez,me qëllimin e vetëm që ta shkatërroj Izraelin. Kështu vepronte edhe aparati shtetëror serbë i vriste fëmijët e vetë natën dhe në mëngjes i fajësonte shqiptarët.Pastaj, ka më shumë se dy javë që në TV Dukagjin flasin të mbijetuarit e dhunës seksuale,ku kriminelët serbë nuk kishin kursyer fëmijët nga dhunimi.
Një e mbijetuar fliste se kishe parë me sy dhunimin e vajzave nga mosha 5 vjeçare.Këto krime heshten padrejtësisht dhe luftës i’u dha një kahje tjetër.Paslufte u eliminua Elita e Dardanisë dhe kjo heshtet padrejtësisht,ndërsa kjo klimë e krijuar ia pamundësoi çdo intelektuali ta vazhdonte krijimtarinë në atdhe.Shteti nuk ndërtohet me Rrënues dhe Mashtrues!Besoj që ka atdhetarë dhe njerëz të mirë që rrethanat e krijuara i kanë lanë nën harresë, por askujt nuk i shkon “Kungulli mbi ujë” përgjithmonë.