Profesori i Universitetit të Prishtinës, Blerim Latifi, ka reaguar me një shkrim rreth deputetes së PDK-së, Adelina Grainca, e cila në momentet e fundit e ndërroi partinë dhe doli në VV. Ajo mori pjesë në seancën e dytë për zgjedhjen e presidentes dhe e votoi atë.
“Rasti i kësaj deputetes së PDK-së që doli në VV, flet ma shumë për PDK-në se sa për deputeten. Pse? Sepse në PDK, prej vitesh, është bërë standard që për t’u zgjedhur deputet të duhet të kesh me vete një çantë të madhe me pare kur nisesh në fushatë, e jo kontributi politik i dhënë në parti. Njoh sa e sa njerëz në PDK të cilët që fëmijë kanë punuar me zell e pasion për këtë parti, por në zgjedhjet e fundit morën vota të papërfillshme. Nëse kjo parti nuk e rikthen standartin e vlerësimit të atyre që kontribuojnë realisht në organizatë, rënia e saj do të vazhdoj me ritëm edhe ma të madh. Profiterët pa kontribut janë parazitët që si çdo organizëm tjetër, i shkatërrojnë edhe organizmat politikë, ka shkruar prof. Latifi në Facebook.


