in

Lansohet pulla postare “Trashëgimia – Manastiri i Kryeengjëjve – Prizren”

Sot, Posta e Kosovës ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e fundit për këtë vit të titulluar: “Trashëgimia-Manastiri i Kryeengjëjve-Prizren”.Kjo pullës postare prezanton gjurmët arkeologjike të Manastirit të Shën Arhangjelit (Kryeengjëjve), të cilin e ndërtoi Stefan Dushan Nemanja në grykën e Lumbardhit në Prizren, në vitin 1343, në një kompleks të ndërtesave të vendosura brenda murit mbrojtës të qytetit.Kompleksi përmban Kishën e Kryeengjëjve (Mëhill dhe Gabriel) me varrin e mbretit, e cila është ndërtuar mbi themelet e një kishe Paleokristiane.Hulumtimet e para në këtë Manastir i gjejmë në vitin 1927, duke vazhduar gjatë viteve 1992-1995, që kanë pasur karakter mbrojtës.Sipas hulumtimeve, Kompleksi i Manastirit nuk është një lokalitet që i përket vetëm periudhës së Mesjetës së vonë, por është lokalitet shumë shtresor, me një diapazon të gjerë kronologjik të gjetjeve nga periudha e Eneolitit, periudha e Hekurit të vonë, periudha Antike e vonë dhe Mesjeta e hershme.Filatelia e Postës së Kosovës, për çdo vit emeton pulla postare me imazhet e trashëgimisë kulturore që ka Republika e Kosovës, me qëllim të promovimit të saj./EO/

Lini një Përgjigje

Biden emëron sekretar të Mbrojtjes, afrikano-amerikanin Lloyd Austin

Hoti: Për Qeverinë, të drejtat e njeriut janë pjesë e vlerave të shtetit