in

Lajm i plotësuar: Mësohet për viktimat nga Kosova në Rrugën e Kombit në Shqipëri

Nga aksidenti mes një mjeti Citroen dhe një kamioni, ka 4 viktima nga një familje nga Kosova. Gjithashtu, një fëmijë ndodhet në gjendje të rëndë në spital në Tiranë.

Sipas burimeve, makina shkonte nga Kosova, ka hyrë në parakalim të gabuar, duke u përplasur me kamionin.

Mësohet se viktima kanë mbetur shtetasit me iniciale A.A, M.A., K.K. dhe V.A.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Citroen”, bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes

Lini një Përgjigje

Gjysmëvjetori i dytë fillon më 18 janar

Katër anëtarë të një familje vdiqën në një aksident trafiku