in

Lajçak përgatitet për takimin e sotëm Kosovë-Serbi

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pak para zhvillimit të takimeve me delegacionin e Kosovës dhe atë serb, e ka publikuar një fotografi në Twitter.

Ai ka thënë se është gati për diskutimet e sotme të shefave të delegacioneve, ndërsa tha se në këto takime do të flitet për çështje pronësore dhe financiare.

“Duke u përgatitur për takimin e sotëm të dialogut Beograd-Prishtinë me dy kryenegociatorët. Presim të vazhdojmë diskutimet tona mbi pretendimet financiare dhe pronën”, ka shkruar Lajçak.

Lini një Përgjigje

Kosova mund t’i humbë rreth 320 milionë euro në arbitrazh me Devollët dhe të tjerët

Ç’ndodhi mbrëmjen e kaluar në protestë në Tiranë