Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka cilësuar samitin e Procesit të Berlinit, si mundësi të mirë për disa çështje.
Në llogarinë e tij në Twitter, Lajçak shkroi samiti i Procesit të Berlinit ishte mundësi e mirë për të forcuar bashkëpunimin rajonal më të ngushtë dhe gjithëpërfshirës midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Përforcojnë përkushtimin për të ardhmen e tyre dhe të diskutojnë çështje urgjente, përfshirë energjinë”, shkroi Lajcak.
Sot në Berlin u mbajt samiti i Procesit të Berlinit ku mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, u nënshkruan tri marrëveshje, si për lëvizje të lirë, njohjen e diplomave universitare dhe përgatitjeve profesionale.


