Muhamedin Kullashi
Këtë vepër madhore të letërsisë shqipe e përktheu Abidin Krasniqi, i lindur në vitin 1986 në Francë, nga nëna franceze dhe babai shqiptar i Kosovës (Sefo Beta Krasniqi, regjisor dhe aktor i viteve 1970 në Kosovë). Abidini ka studiuar në Paris sociologjinë, duke e marrë titullin master.
“Lahuta e Macis” u botua në gjuhën franceze në vitin 2019 në shtëpinë botuese L’Harmattan në Paris. Pas botimeve të kësaj vepre në gjuhën gjermane dhe atë angleze.Në hyrje të këtij botimi z. Krasniqi vijëzon një biografi të Fishtës, shpjegon kontekstin historik të ngjarjeve që përshkruhen në “Lahutën e Malcis”, i përkujton burimet e frymëzimit të mundshëm të kësaj vepre.