Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton për motin që do të mbizotërojë në vendin tonë. Situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të vijojë edhe për këto pesë ditë të parashikimit. Në fushat barike do të ketë luhatje me tendencë të rritjes, derisa në fushat termike pritet rënie në të dy vlerat ekstreme. Reshjet e shiut dhe të borës kanë vazhduar gjatë natës së diel, por nga sot reshjet do të jenë me intensitet më të dobësuar. Sasitë e reshjeve për momentin më intensive janë në Dukagjin, kurse në juglindje dhe në lindje të vendit sasitë e reshjeve janë dyfish më pak. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.


