in

Kuvendi miratoi propozim-vendimin për formimin e 14 komisioneve parlamentare

Kuvendi i Republikës së Kosovës, nën drejtimin e kryeparlamentarit Glauk Konjufca, u mblodh sot në seancë plenare, për të shqyrtuar propozim-vendimin për formimin e komisioneve parlamentare.

Fillimisht u bë betimi i deputetëve të rinj, atyre që nuk ishin betuar në seancën konstituive, si dhe deputetëve që kanë zëvendësuar ish-deputetët, tani të zgjedhur anëtarë të qeverisë.

Seanca vijoi me deklarimet jashtë rendit të ditës, në të cilat sqarime dhanë kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Në pyetjet parlamentare ndërkaq, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci u përgjigj në pyetjen e adresuar nga deputeti Bekim Haxhiu.

Kuvendi procedoi me shqyrtimin e propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare.

Konform propozimit, seanca fillimisht vendosi që gjatë Legjislaturës VIII Kuvendi të ketë 14 komisione parlamentare, ndërsa më pas, me 104 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, miratoi edhe përbërjen e tyre.

Lini një Përgjigje

Kryeministri Kurti nderon dëshmorët Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi uron Konjufcën