in

KUVENDI: "Fola me gjuhen e zemres teme“

Bit Gecaj

 

Dy skaje te nje litari, ose mjaft politizimit primitiv me viktimat e regjimit kriminal serb, me te pagjeturit, e luftes se fundit ne Kosove

Sot ne Kuvendin e Kosoves po debatohet per te pagjeturit, dhe aty po marrin pjese edhe familjaret, si dhe perfaqesues te shoqatave qe i perfaqesoin ata!

Nje nene, dhe perfaqesuese e shoqatave te kesaj kategori, pati nje fjalim prekes dhe emocionues, te mbushur me shume fakte e detaje! Por, fatkeqesishte perbrenda asaj qe u tha, pati shume politike, qe per mendimin tim, hartuesit e letres se saj e kishin viktimizuar ate, misionin e saj te drejt, fisnik e humane! Shoreh çdo respekt per zonjen Komnova, dhe ndjenje bashkdhembjeje per tragjedine e saj, te shkaktuar nga regjimi kriminal serb!

Ane tjeter e ketij debati, sot ne Kuvendin e Kosoves, ishte edhe fjalimi i nje familjari tjeter, qe me saktesi potencoi problemet, shtroi kerkesat, por dhe drejtoi gishtin ndaj fajtoreve. Ai emeroi dhe potencoi edhe faktoret qe mund te ndikoin e ndihmoin ne zgjidhjen e çeshtjes se te pagjeturve!

Por Bajram Qerkini, nje burre Drenice, pasardhes i Sadik Zenelit, i pushkatuar nga regjimi komuniste i pasluftes se dyte boterore, shpaloso dhe nje fakt, qe dritehije te caktuar, prodhojne letra qe duhet ti lexoj kjo kategori; qofte para mediave apo ne institucione te ndryshme te vendit, ne keta rast sikur edhe ndodhi ne foltoren e Kuvendit te Kosoves! Ne perfundim te fjalimit te tij, Bajram Qerkinaj, tha: Nuk e lexova letren qe ma kane dhene per ta lexuar, po fola me gjuhen e zemres teme!

Lini një Përgjigje

Seanca ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit mbahet më 17 dhjetor

Ministrja Haradinaj-Stublla uron popullin e Tanzanisë për Ditën e Pavarësisë