in

Kush qëndron prapa vandalizmit të protestuesve në Shkodër

Protestuesit në Shkodër kishin marrë si shkas vrasjen e Klodian Rashës nga polici në Tiranë, për të protestuar, mirëpo situata kishte eskaluar dhe ata filluan të sillen e të veprojnë në mënyrë vandale.

Situata ishte tensionuar, kur protestuesit, shumica kryesisht të rinj u futën brenda selisë së PS-së, dhe kishinë nisur të nxjerrin jashtë sende nga kjo godinë.

Pasi kanë thyer xhamet e kësaj godine, të rinjve s’ju ka dalë inati me kaq, ndërsa kanë nxjerrë nga dritarja kompjutera, karrige, apo dhe banderola të Partisë Socialiste.

 Pasi i kanë nxjerrë jashtë godinës këto sende, mes tyre dhe podiumin e PS-së, të rinjtë kanë nisur që të thyejnë çdo gjë me shufra hekuri dhe më pas i kanë vënë flakën.

 Po ashtu ata kanë dëmtuar dhe dokumentacionet që ndodheshin brenda kësaj selie. Policia nuk ndodhej në vendin ku ishin përqëndruar protestuesit dhe kështu lind dyshimi se mos diçka ka qenë e orkestruar të ndodhte ashtu.  

Lini një Përgjigje

Digjet selia e PS në Shkodër, Voltana Ademi denoncon në Prokurori drejtuesit e Policisë së Shtetit

Tri ditë protesta në Tiranë, kërkohet largimi i kryeministrit