in

Kush po e varros Serbinë?

Sherif Ramabaja

Serbia gjithmonë i ka shpikur armiqtë, në mënyrë që ta arsyetoi terrorin dhe pushtimet që kryente ndaj fqinjëve, e sidomos ndaj shqiptarëve.

Kjo metodë e saj është shekullore prej së cilës asnjëherë nuk është penduar dhe nuk po pendohet as sot.

Derisa Serbia e kishte Rusinë pas vetes, ajo i gjithherë ishte e suksesshme në arritjen e qëllimeve që me masakra dhe dëbime të zgjerohej në tokat shqiptare.

Këtë e provuan sërish edhe në vitet 1998 – 1999, po kësaj here perëndimi nuk lejoj që para syve të tyre të ndodhnin krime dhe dëbime sikurse shekujt e kaluar.

Si kundërpërgjigje ndaj Serbisë, me atë që bënte kundër shqiptarëve, lindi pavarësimi i Kosovës, që Serbia nuk po nuk po mund ta kapërdijë. Ajo me shekuj kishte punuar duke e falsifikuar historinë dhe faktet, në mënyrë që ta bindte botën se Kosova është: truri, zemra, shpirti, mushkëritë, Jerusalemi etj i Serbisë.

Pra ajo përsëri tash është duke u viktimizuar e vajtuar që sërish t´i kthehet, apo t´i lejohet pushtimi i Kosovës. Rrethanat mendon se do t´i krijoheshin me ndihmën e Rusisë, po është orientuar edhe nga Kina duke menduar se ajo së shpejti do të arrij që të bëhet fuqi numër një në botë.

Apetitet e Serbisë u rritën me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, duke shpresuar se do ta gëlltiste brenda ca ditësh, po gjërat nuk ecën ashtu, siç do të dëshironte ajo.

Ukraina me rezistencën e saj i tregoi botës se Rusia nuk është ajo për të cilën e merr bota, fuqi e pathyeshme. 

Rusia me humbjet të cilat po i përjeton në Ukrainë, dita ditës po e humb edhe imazhin dhe bindjen se ishte shtet i fuqishëm e i paprekshëm.

Pra humbjet e Rusisë në Ukrainës kanë ngjallur në Serbi frikë, pakënaqësi, nervozitet, që gjithnjë e më shumë po e humbin durimin dhe arsyen duke e ditur se pa ndihmën dhe përkrahjen ruse, ata askush nuk i merr seriozisht dhe janë të zhveshur.

Dështimet dhe pakënaqësinë me ngecjen ruse po mundohen t´i mbulojnë duke blerë armatime dhe aeroplan luftarak, siç ndodhi tash së fundi nga Franca.

Shtrohet pyetja kush ia ka frikën Serbisë, e cila është e rrethuar nga „Armiqtë” e saj: Kroacia, Bosnja, Maqedonia shqiptare, Kosova, kurse nga brenda do të luftohej nga Lugina dhe Sanxhaku. Pra do të ishte pikëpyetje e madhe, a do të arrinte t´i ngriste aeroplanët e saj në ajër.

Ajo edhe në vitet e 90 e kishte rrëmbyer të tërë armatimin e ish Jugosllavisë, po si i vajtën punët: i humbi të gjitha luftërat.

Në rast se do të vinte te ndonjë konflikt eventual, Kosova nuk duhet të përqendrohet që ta mbroj vetëm Kosovën, po si synim ta ketë Luginën, Sanxhakun dhe Nishin.

 Në rast se do të shpërbëhet Rusia, i njëjti fat duhet ta pres edhe Serbinë. Për këtë duhet të jemi të përgatitur.

Pra nëse dikush do ta varroste Serbinë, këta janë vetëm serbët, me sjelljet dhe hegjemoninë e tyre ndaj fqinjëve dhe shqiptarëve.

Kosova pritet t`i përfitojë rreth 880 milionë euro nga KE

Greqia prej tre ditësh në flakë