in

Kush jemi ne dhe ku po shkojmë si komb?

Shkruan: Ahmet Asani

▪︎Jemi pasardhës të pellazgo-ilireve të cilet sunduan ballkanin e gjithë Iirikumin, por lejuan që sllavet e karpateve t’i merrnin fushat e  luginat, e sot këtë punë nuk ua shpjegojmë botës e as vetvetes!▪︎

Jemi pasardhes te pellazgo-ilirëve te cilëve grekët ua morrën gjuhen e kulturën, e per kete punë as Shqiperisê e as Kosoves nuk i bahet vonë! 

▪︎Kemi njerëz të ditur si prof. Mathieu Aref (Arif Mati) që botës i kanë treguar se se Zotërat dhe gjuha e vjeter greke, janë të paraardhësve tanë pellazgo-ilir, por që dijetarin e madh Arif Mati nuk e afron e pranon as Tirana e as Prishtina!

▪︎Ne jemi ata që as aftësite, as dijen e as punën nuk ja pranojmë ma të zotit!

▪︎Ne jemi ata qe nuk kemi ligj me të cilin mbrohen figurat historike që i dhanë më së shumti Shqiptarisë!

▪︎Ne jemi ata, që,  kur ishte sundonte komunizmi, harruam kombin dhe Zotin, u bëmë ma rus se vet rusët! 

▪︎Ne jemi ata, që tani që nuk është më komunizmi, i kemi lanë anash vlerat  kombëtare dhe duam ta mbushim Evropën me objekteve fetare!

▪︎Ne jemi ata që për ruajtjen e gjuhës, kulturës, traditave e vlerave kombëtare nuk i japim pesë pare!

▪︎ Ne jemi ata që nuk e kemi askund në botë një Qender Kulturore Kombëtare!

Lini një Përgjigje

Abdixhiku priti në takim Ambasadorin Abbott

709 raste infektimi me Covid në 24 orët e fundit, 8 viktima