in

Kush janë shqiptarët veshëgjatë?

(Arbërorët e Maqedonisë)

Ka shumë shqiptarë veshëgjatë që thonë: si mundet ne të kthejmë armët kundër turqve, ne të cilët duke patur fenë e përbashkët, jemi vëllezër. Ata që e thonë këtë janë të marrë e të ç’kalluar, se në hap me historinë e kombeve të qytetëruara do të shohim se më të shumtat e luftërave janë bërë jo për besa e feja por për interesa, dhe ne gjejmë se janë bërë luftëra për këtë e atë fe. Kështu gjejmë që katolikët kanë luftuar kundër katolikëve, protestantët kundër protestantëve, muhamedanët kundër muhamedanëve, jo për fe, por për interesa kombëtare.

 Gjithë shqiptarët të krishterë e muhamedan, janë bijtë e së njejtës nënë, prej të cilëve një pjesë mbetnë nga feja myslimane, e sa të krishterë, por jemi një e gjaku s’bëhet kurrë ujë. Gjaku i shqiptarit qëndron veç atij të turkut.Çerçiz Topulli

Gazeta Drita, 1906, Letër e një mëmëdhetari

Lini një Përgjigje

Dokument sekret i Sherbimit Sekret Serb: Perkthim ne shqip

Kthimi i Rusisë vetëm andralla do t'u sjell shqiptarëve