in

Kush janë më të shtrenjtit e afatit të janarit?

Said Benrahma është futbollisti më i shtrenjtë në afatin e janarit 2021.

23.1 milionë euro i dha West Ham ekipit Brentford për 25 vjeçarin që luan si sulmues i majtë.

Skuadra që garon në Premier League ka bërë edhe shitje, e pikërisht Sebastien Haller është transferimi i  dytë më i shtrenjtë sivjet.

Ajax i pagoi 22.5 milionë West Hamit për qendër-sulmuesin.

Amad Diallo ka përforcuar Manchester United.

Edhe pse luajti vetëm një ndeshje me Atalantan, klubi anglez për 18 vjeçarin ka paguar 21 milionë euro.

Diallo dha fryt menjëherë duke shënuar dy gola për ekipin U23 të United, që fitoi 6:3 ndaj Liverpoolit.

Në këtë afat të janarit, është shpenzuar më së paku viteve të fundit nga skuadrat.

Nëse tani më i shtrenjti është 23.1 milionë, në histori të afateve të janarit, më i kushtueshmi është 145 milionë euro.

Philipe Coutinho më 8 janar 2018-të pati lënë Liverpoolin për tu bashkuar me Barcelonën.

Pas tij renditet mbrojtësi aktual i ‘reds’, Virgil van Dijk me afër 85 milionë.

Oscar është i treti, si futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit për afatin kalimtar të janarit.

Klubi kinez Shangai pati paguar 60 milionë për të tek Chelsea.

 

Lini një Përgjigje

Daçiq paralajmëron shkëputje të marrëdhënieve me Izraelin

Florentino Perez infektohet me koronavirus