Bashkëthemeluesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rexhep Gjergji, ka treguar se Kosovës i ishin ofruar armë nga Libia e Irani për luftën kundër Serbisë.
Thotë se Rugova e ka evituar me sukses tendencën që lëvizjes politike në vendin tonë t’i jepej epiteti i fundamentalizmit islam.
“Rugova me bashkëpunëtarët e tij ka evituar të gjitha përpjekjet që lëvizjes politike në Kosovë me ia vu epitetin e fundamentalizmit islam”, tha Gjergji në emisionin Pressing.
“Ka pasur tendenca shumë të mëdha me na mashtruar me marrë armë prej Libisë dhe Iranit në vitin 1991, 1992, 1993 e vazhdimisht”, shpjegoi Gjergji.
“Ka pasur iniciativa konkrete për të cilat me emra unë s’dua të flas, por ka pasur iniciativa, ka pasur oferta, janë bërë plane me na fut në luftë nëpërmjet armëve të Iranit e Libisë”, tha ai.
“Janë evituar me sukses të jashtëzakonshëm”, tha Gjergji.