Imer Shehu nga Kaçaniku, i cili jeton në Londër, është shqiptari i parë në botë që vullnetarisht ka marrë vaksinën testuese anti–COVID.
Shehu thotë për RTK-në ta ketë marrë këtë vendim pas vdekjes së babait dhe axhës nga COVID.
Pas marrjes së dozës së parë, ai thotë se ka pasur dhimbje koke dhe se kjo ka ardhur për shkak të stresit te madh, kurse në dozën e dytë nuk ka pasur asnjë reaksion.
Shehu sqaron se ai ka qenë në mesin e 24 vullnetarëve në Angli që ka pranuar ta marrë vaksinën testuese
I vaksinuari kundër Covid, Imer Shehu, kërkon që këtë vaksinë ta marrin të gjithë ata që kanë mundësi, sepse nuk paraqet asnjë rrezik për shëndet
Që nga shfaqja e tij, koronavirusi ka prekur deri tani afro 77 milionë persona në shkallë globale dhe ka shkaktuar rreth 1.7 milion të vdekur, sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins.


