Për 170 pasagjerët që ndodheshin në fluturimin FR 4978 të Ryanair për Vilnius e që u rrëmbye nga Bjellorusia ajo që ngjau ishte e rëndë. Për një pasagjer në veçanti, ishte edhe më e rëndë.
“Dënimi me vdekje më pret mua këtu,” raportohet të ketë thënë Roman Protasevich kur ishte pyetur nga pasagjerët tjerë se pse po panikonte dhe po dridhej kur kuptoi se aeroplani po ateronte në Minsk dhe jo në Vilnius siç ishte paraparë.
Nuk dihet nëse presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, do të inokojë dënimin kapital ndaj gazetarit 26 vjeçar. Por, z. Protaseviq ka shumë arsye për të qenë i brengosur.
Si ish redaktor dhe bashkëthemelues i “Nexta”-s [“Dikushi”], ai kishte nxitur protestat e vitit të kaluar duke provokuar liderin autokrat bjellorus në kohën kur ishte në momentet më kritike, shkruan Independent, përkthen Periskopi. I trimëruar nga mbështetja ruse, z. Lukashenko tash po kërkon hakmarrje.
Një zëdhënës deklaroi se presidenti personalisht e kishte mbikëqyrur operacionin e rrëmbimit të aeroplanit për të cilin ishte dhënë alarmi i rremë i bombës.
Në kohën kur opozita bjelloruse po provonte të rrëzonte Lukashenkon pas 27 vitesh në pushtet, platforma opozitare Nexta ishte bërë vendi ku duhej shkuar për të marrë informatat. Aty publikoehshin video inkriminuese të dhunës shtetërore ndaj protestuesve, dhe jepeshin detaje personale të policëve të përfshirë.
Aq e madhe ishte influenca e këtij grupi sa ede kritikët i cilësonin dy themeluesit e tyre si “të ndarë nga realiteti” që operonin protestat nga zyret e vogla në Poloni.
“E kishim kuptuar që na kishte ardhur koha,” kishte thënë gazetari. “Ne pamë se ata që kishin potencialin për t’u bërë liderë të protestës ishin ose në burg ose nën vëzhgim policor. Ishte koha që ne ta merrnim lidershipin.”