in

Kush e mbron fenë e përdhunuesit?

Gani MEHMETAJ

Disave sa herë u përmendet se gjyshërit ishin të krishterë sikur ua kujtojë qyqarin e të parëve pse ndërruan fe. Por e kanë gabim, gjyshëritë e tyre nuk ishin qyqarë, qyqarë janë nipërit, që e mbrojnë fenë e përdhunuesit. 

Kur përmenden faktet historike se shqiptarët në gjashtë-shtatë breza dalin të krishterë, një pjesë e shqiptarëve të islamizuar, apo ata në fazën e  shkombëtarizimit, reagojnë si zorra në prush, me frustrime e me dashakeqësi. Disa përpiqen ta shlyejnë 1700 vjet krishterim, duan të dalin paganë ilirë. Të tjerët ma shohin për të madhe pse i kthehem të kaluarës, kur ata, “brezi i ri”, duan të shohin nga e ardhmja, pra ta shlyejnë të kaluarën krishtere dhe të shohin nga e ardhmja myslimane.  

Ata nuk e njohin historinë, sepse turku dhe serbi gjithnjë u kanë thënë ta harrojë të kaluarën. Prapa kësaj përpjekje për harresë janë qindra vjet dhune e përdhunimi nga pushtuesi, mijëra të vrarë e të masakruar, kombi ynë i gjymtuar.

Kjo kategori, pra, sa herë u përmendet se gjyshërit ishin të krishterë sikur ua kujtojë qyqarin e të parëve pse ndërruan fe e zakone. Gjyshërit tanë që u bënë myslimanë nuk ishin qyqarë, nuk e bënë as me joshje parash e privilegjesh, megjithëse bastardet pranuan joshje e privilegje. Gjyshërit tanë u islamizuan ngase i detyruan, por një pjesë e nipave të tyre janë qyqarë, bastard, që imitojnë si majmunë pushtuesin, e mbrojnë si të çmendur fenë e pushtuesit, flasin shqip e mendojnë tradhtisht. Ata harrojë ose duan të harrojnë se osmanët ua imponuan fenë, shpesh duke përdhunuar burra e gra.

Është e gabueshme edhe qasja tjetër se më mirë të vdisnim të gjithë se sa ta braktisnim fenë e të parëve. Me të vdekur nuk do të krijohej shteti, kombi do të shuhej, sorrat e zeza do të këndonin mbi atdheun tonë.

Gjyshërit tanë të krishterë e braktisën fenë e të parëve sepse nuk patën asnjë rrugëdalje tjetër: të bëheshin myslimanë, ose të vdisnin.  Zgjodhën rrugën e poshtërimit, por edhe rrugën e shpëtimit. Nuk ishin më pak trima se sa ata që e ruajtjen besën e fenë e të parëve. Por s’kishin si të mbroheshin. Armiku ishte  shumë më i fortë.

Të tjerët u tërhoqën nga qytetet e katundet fushore nëpër male. Atje krijuan kështjella natyrore, mbrojtën dinjitetin kombëtar e fenë e të parëve. Luftuan, gati u shfarosen, por qëndruan.

Pjesa tjetër kaluan detin. Shumë u shuan fare.

Lini një Përgjigje

Islami i shpërfytyruar: Kisha e Milosheviçit dhe xhamia e Erdoganit

Për sa kohë që Erdogani të jetë në pushtet, nevojitet vetëm sjellje e matur me Turqinë