Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas një veprimi skandaloz të transmetimit në ueb-faqen zyrtare të Kuvendit nëpërmes Facebook ndjekjen e aktiviteti partiak të PDK-së në Podujevë.
Ky është reagimi i Kryetares së Kuvendit:
Sapo jam njoftuar se ueb-faqja zyrtare e Kuvendit te Republikës së Kosovës në Facebook ka transmetuar aktivitetin partiak të Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë. Kjo përbën shkelje të autorizimeve zyrtare të personave përgjegjës që mirëmbajnë faqen zyrtare të Kuvendit në Facebook.Kam kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit që të ndërmerren masa urgjente ndaj kujtdo që ka keqpërdorur autorizimet zyrtare dhe kanë dëmtuar rëndë imazhin e institucioni të Kuvendit.