Shkruan: Emira Selimi
Tani jemi në pritje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të radhës. Si duket po pregatitet terreni për skandalet e parapara që do t’i bëjnë disa individ që e flasin bukur gjuhën shqipe, por nuk kanë aspak lidhje me formimin ideologjik dhe politik të çështjes shqiptare.
Në vitin 2017 shumë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut ranë pre e propagandave të disa individëve të shpifur dhe të shitur, ku si pasoj një numër i madhë i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut votuan për partinë maqedonase LSDM. Por nëse kthehemi pak në histori kujtojmë se kjo ishte ajo parti e cila në vitin 2001 bombardoi komunat dhe shtëpitë shqiptare, duke mos kursyer as fëmijët e vegjël. Këtu kemi rastin më tragjik që ndodhi në Luboten të Shkupit dhe me familjen Zymberi në Sllupçan.
Por për ironi të fatit pikërisht edhe Loboteni ishte njëri ndër vendbanimet ku një numër i lartë i shqiptarëve votuan LSDM-në. Pra shikoni ku arrijnë çmenduritë dhe marrëzitë! Kur anketonim qytetarët në vitin 2017 pse e bënë këtë sakrificë, pasiqë ta harrosh komplet të kaluarën me dhimbje me plagë të hapura ende edhe sot e kësaj dite dhe të votosh partinë e cila të ka përgjakosur përgjigjja ishte kjo: “ishim të lodhur më nga vuajtjet e VMRO-së dhe deshëm që ne të bënim sakrificë që ta largojmë nga Qeveria”.Ju duket e justifikueshme kjo juve?
Në rregull, e votuan LSDM-në shqiptarët dhe kjo parti falë shqiptarëve mori vota të mjaftueshme dhe deputet erdhi në Qeveri, por çfarë realizoi që premtoi para zgjedhjeve për shqiptarët? Më tregoni vetēm një gjë? Asgjë, ja po e them unë pra. Pra a ja vlen të vazhdojmë ta votojmë LSDM-në? Apo një parti tjetër maqedonase? Jo, asnjëherë!Mos të harrojmë që komunat shqiptare ende janë sikur në mesjetë pa ujë dhe pa kanalizime.
Në tekstet e librave shkollore ku shprehet shovinizmi maqedonas mbi shqiptarët dhe gabime tjera drejtshkrimore në gjuhën shqipe as kjo Qeveri nuk i largoi, përbuzjet dhe shkeljet e të drejtave të shqiptare sërish kanë qarkulluar pa ndërprerje.E tani çfarë të bëjnë shqiptarët ta votojnë VMRO-në për ta larguar LSDM-në? Tepër komike dhe ironike po tingëllon.Kam një apel, ata individë që e flasin bukur gjuhën shqipe le ta dinë që tani se kanë për të dështuar sepse përballë do t’i ken shqiptarët e vërtet.Askush nuk mund të merr të drejtën dhe të hap shtabe partiake të VMRO-së në vendbanimet shqiptare, kjo nuk tolerohet dhe nuk mund të pranohet. Përderisa në këtë parti politike hero konsiderohet Johan Tarçulovski, kasapi i shqiptarëve në vitin 2001 në Maqedoninë e Veriut.
Dhe haxhi Muhamed Zekiri na ka shitur e shtirur shumë dokrra patriotike, po edhe aq shumë fetare, por na doli një hajnë që vjedhë parat e popullit të varfër. Ja pra çfarë interesi kanë ato individ që për fat të keq e flasin dhe e shkruajnë bukur shumë gjuhën shqipe dhe që deklarohen shqiptarë, vetëm për të kërkuar votat e shqiptarëve për partitë maqedonase.Edhe diçka për fund ( ky popull Avni Rrustema ka ende


