in

Kurti: Vuçiq po mundohet të krijojë atmosferë frike, me akuza të rreme

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me pretendime të rreme po mundohet të krijojë atmosferë frike dhe të shkaktojë reagim nga KFOR-i, siç ishte pretendimi i presidentit serb se shqiptarët nesër do të mblidhen në Urën e Ibrit.

Kurti në një postim në  platformën“X”, ka thënë se këto akuza të rreme, sipas tij, shpesh janë pararendëse e një sulmi të planifikuar nga Serbia.

“Me pretendimet e rreme se shqiptarët do të marshojnë mbi urë, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq synon të krijojë atmosferë frike dhe të shkaktojë reagim nga KFOR-i në Mitrovicë, duke kërcënuar se nëse ata nuk përgjigjen, Serbia do ta bëjë. Asnjë shqiptar nuk po marshon mbi urë, siç pretendon ai rrejshëm. Të gjitha planet për hapjen e urës kanë synuar të nxisin ndërveprimin paqësor midis dy komuniteteve. Megjithatë, këto akuza të rreme shpesh janë pararendëse e një sulmi të planifikuar nga Serbia. Për sigurinë e të gjithëve, ata nuk duhet dhe nuk do të lejohen të hyjnë në territorin tonë”, ka shkruar Kurti.

Analistët amerikanë: I gabuar vlerësimi që Asociacioni i integron serbët

Rusia përhap dezinformata për Parisin